Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë emigranti në Drenovë

Gjendet i pajetë emigranti në Drenovë

Një emigrant nga Lindja e Mesme është gjetur pa shenja jete në fshatin Drenovë të Korçës.

Trupi i pajetë i emigrantit është gjetur nga banorët e fshatit. nga kqyrja parprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trup dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit