Flash News

E-TJERA

Hotele, bare-restorante, makina luksoze, GJKKO i konfiskon 5 mln euro pasuri të dënuarve të dosjes 339

Hotele, bare-restorante, makina luksoze, GJKKO i konfiskon 5 mln euro

Një ditë pas dënimit me 125 vite burg 17 të pandehurit për dosjen 339/3 të laboratorit të drogës në Has, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të vejë nën sekuestro edhe pasuritë e tyre.

Bëhet fjalë për një pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro, si hotele, bare-restorante, makina luksoze, e cila do kalojë për llogari të shtetit.

Pasuritë i janë konfiskuar anëtarë të bandës Avdylaj, Admir Hoxhës, i cilësuar si koka e grupit që drejtonte laboratorin e heroinës në Has të zbuluar në 2018. etj.

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :

Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

Të fundit