Flash News

E-TJERA

Inskenoi vdekjen, arrestohet në Itali Davide Pecorelli, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Inskenoi vdekjen, arrestohet në Itali Davide Pecorelli, pritet ekstradimi

Davide Pecorelli është arrestuar në Itali me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane. Pecorelli u arrestua në Perugia, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria.

Në janar të vitit 2021, Davide Pecorelli, për t'i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali, i vuri flakën një veture të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë, brenda së cilës kishte gjeti mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 shtator 2021 në ishullin Montecristo. Aktet e arrestimit i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias Sergio Sottani, për t'u dorëzuar të hënën më 12 dhjetor për vërtetim në Gjykatën e Apelit të Perugias.

Të fundit