Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Parlamenti Evropian: Shqipëria të avancojë në reformat e lidhura me BE, ku kërkohet fokusi

Integrimi/ Parlamenti Evropian: Shqipëria të avancojë në
Foto Ilustruese

Delegacioni i Parlamentit Evropian i kryesuar nga kryetari David McAllister vizitoi Shqipërinë dhe Malin e Zi në datat 23-26 maj ku u takua me përfaqësues të politikës shqiptare për të folur lidhur me integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Pas vizitës, eurodeputetët në Komitetin e Punëve të Jashtme u shprehën se politika e Jashtme e Malit të Zi dhe e Shqipërisë, është në përputhje me atë të BE-së, duke kërkuar që të dy vendet të avancojnë më shumë në reformat e lidhura me bllokun, raporton Ora News.

Eurodeputetët kërkuan që vëmendja e qeverive të të dyja vendeve të fokusohet më shumë në dialogun konstruktiv, sundimin e ligjit, demokratizimin, lirinë e medias dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Shqipëria dhe Mali i Zi vlerësuan anëtarët e familjes evropiane, me kontributin e tyre të fortë në sigurinë evropiane. Falënderojmë të dy vendet për angazhimin e tyre të palëkundur ndaj integrimit euroatlantik dhe shtrirjes së qëndrueshme të politikës së jashtme, duke përfshirë sanksionet përballë luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Dialogu politik konstruktiv, respektimi i normave politike demokratike dhe përpjekjet kundër korrupsionit janë thelbësore për avancimin drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi kanë demonstruar vendosmërinë e tyre për të zbatuar reformat në lidhje me BE-në, unitetin kombëtar, angazhimin konstruktiv midis qeverive dhe opozitës në një proces të rregullt parlamentar, zgjedhjet konkurruese dhe konsultimet publike kuptimplota janë të nevojshme për të avancuar në integrimin në BE”, deklaroi David McAllister.

Eurodeputetët konfirmuan mbështetjen e tyre në çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut teksa kërkuan përpjekje diplomatike për të zgjidhur ngërçin me Bullgarinë.

Të fundit