Flash News
Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve: Ç'taksirat kishin të sulmoheshin?
Policia korrigjon bilancin e aksidentit tragjik: Viktimë mbeti vetëm shoferi, fëmija u rikthye në jetë në spital
Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur nga aksidenti fatal, një fëmijë në gjendje të rëndë
Aksidenti fatal në autostradë, minibusi ishte i linjës Berat–Tiranë, dyshohet se humbi kontrollin
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
Juglindja e izoluar nga rrëshqitja e dheut, DW: Qeveria flet për fenomen natyror, ambientalistët për "masakër mjedisore”

Qindra kamionë me mallra të bllokuar në doganën e Qafë Thanës. Studentë që presin të kthehen në Tiranë. Qytetarë që nuk arrijnë dot në punë. Nga shembja e shkatuar prej rrëshqitjejeve masive të dheut në aksin kombëtar Librazhd - Pogradec, në zonën e njohur si "Arrat e Gurrës” u dëmtuan linja hekurudhore dhe linjat e energjisë elektrike. Qeveria flet për një fenomen natyror. Ambientalistet për "masakër mjedisore” në lumin Shkumbin.
Rrëshqitja mbetet aktive
Ajo që nisi si një çarje e asfaltit përfundoi me fundosjen totale të trasesë së rrugës dhe të urës. Rrëshqitja e dheut vijon të jetë aktive, duke dëmtuar edhe segmentin e ri të Korridorit VIII, që po ndërtohet paralelisht me aksin aktual.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se segmenti do të jetë i bllokuar deri në një rivlerësim të plotë gjeologjik dhe teknik, pasi "terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”.
Izolimi i juglindjes ka shkaktuar vonesa në transportin e mallrave dhe në lëvizjen e qytetarëve, në një nga korridoret më të rëndësishme tregtare të vendit.
Qarkullimi është devijuar në akse alternative për automjetet e lehta, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë kalimi duhet të bëhet përmes Maqedonisë së Veriut, me rikthim në territorin shqiptar përmes Rrugës së Arbrit.
Rama: Zero lidhje me përgjegjësi teknike
Kryeministri Edi Rama e cilësoi ngjarjen si fenomen natyror dhe si "një ligësi të madhe për t'ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri”.
"Zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse” - u shpreh Rama.
Ndërkohë që në terren vijojnë punimet dhe rivlerësimi, Rama udhëtoi mesditën e së hënës drejt Korçës me helikopter të Forcave të Armatosura. Lëvizja ngjalli reagime nga opozita dhe në rrjetet sociale, në një moment kur qindra qytetarë dhe transportues janë të bllokuar nga shembja e aksit.
Rama mohoi që përdorimi i helikopterit kishte lidhje me situatën. Sipas tij udhëtimi ishte planifikuar më herët për të shoqëruar në Korçë dhe në Vlorë një grup investitorësh ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë.
Organizatat mjedisore: "Masakër mjedisore në Shkumbin”
Në zonën ku ndodhi rrëshqitja, prej dy vitesh vijojnë punimet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km, si pjesë e Korridorit VIII. Projekti përfshin ndërhyrje pranë shtratit të lumit Shkumbin, një element që organizatat mjedisore e kanë denoncuar edhe më herët.
Në një letër të përbashkët dërguar Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujoredhe monitorimin mjedisor, 26 organizata kombëtare dhe lokale kërkojnë masa urgjente për respektimin e standardeve mjedisore.
"Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, thuhet në deklaratën e aktivistëve mjedisorë.
Besjana Guri, aktiviste e mjedisit dhe drejtuese e qendrës "Lumi”, thotë se situata në Shkumbin është shqetësuese. "Shfrytëzimi i inerteve dhe gërryerja e shtratit të lumit Shkumbin, në funksion të punimeve për ndërtimin e rrugës, kanë shkaktuar një sërë dëmesh mjedisore. Fatkeqësisht jemi mësuar të shohim se si, në emër të zhvillimit, dëmtohen lumenjtë dhe natyra. Por ajo që po ndodh me Shkumbinin është ndër ndërhyrjet më agresive dhe të pakujdesshme që kam parë në vend” – shprehet Guri për DW shqip.
Sipas Gurit, marrja e inerteve direkt nga lumi, depozitimet e materialeve dhe thellimi i shtratit apo devijimi i rrjedhës kanë shkaktuar erozion dhe rrëshqitje dherash.
"Kjo rrezikon tokat e banorëve, dobëson shpatet në anë të lumit dhe vendos në rrezik edhe jetën e udhëtarëve që përdorin rrugën aktualisht” – shton ajo.
Organizatat kërkojnë inspektim urgjent në terren, verifikim të përputhshmërisë me lejet mjedisore dhe publikim të plotë të dokumentacionit teknik për ndërhyrjet e kryera./ DW
Të fundit
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11
Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë mbrapsht banderolën
29 Qershor 2026, 20:51
"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën e protestuesve
29 Qershor 2026, 20:29
Japonia trondit Brazilin, mbyll pjesën e parë në avantazh
29 Qershor 2026, 20:11
"Rama jep dorëheqjen", nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
29 Qershor 2026, 19:53
Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë netëve të nxehta
29 Qershor 2026, 19:28
Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as socialistët
29 Qershor 2026, 19:00
Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino
29 Qershor 2026, 18:41
A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
29 Qershor 2026, 18:22
Vala e re e të nxehtit në SHBA rrit shqetësimet për finalen e Kupës së Botës 2026
29 Qershor 2026, 18:01
Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” shatërvanët për t’i shpëtuar të nxehtit
29 Qershor 2026, 17:44
Vala ekstreme e të nxehtit teston sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë
29 Qershor 2026, 17:30
11 sjellje të hershme që lidhen me suksesin dhe ndërtimin e pasurisë
29 Qershor 2026, 17:12
Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve
29 Qershor 2026, 16:56
Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut
29 Qershor 2026, 16:40
Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar
29 Qershor 2026, 16:23
Avokati Kujtim Cakrani ndërpret përfaqësimin ligjor të Ilir Metës
29 Qershor 2026, 16:08
Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut vendoset në shënjestër të kërcënimeve
29 Qershor 2026, 15:53
Fëmijët shqiptarë vendosin dhunën dhe shëndetin mendor në krye të shqetësimeve
29 Qershor 2026, 15:33
Kur “ironia” bëhet alibi: Rama, starchitect-ët dhe “The Albanian Files”
29 Qershor 2026, 15:15
Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt Traumës
29 Qershor 2026, 15:01
Të shtëna me armë në Gjermani, 5 të vrarë dhe disa të plagosur
29 Qershor 2026, 14:56
Bie propaganda e Ramës/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë kërkojnë punë dhe nuk gjejnë
29 Qershor 2026, 14:40
Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh detajet e ngjarjes
29 Qershor 2026, 14:25
Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi
29 Qershor 2026, 13:57
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
29 Qershor 2026, 13:41
Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?
29 Qershor 2026, 13:27
"Përvëlohet" Europa, mbi 1.300 viktima nga i nxehti ekstrem
29 Qershor 2026, 13:06
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të posaçme për vizitë në maternitet
29 Qershor 2026, 12:30
Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster
29 Qershor 2026, 12:14
Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik: Koçeku të dorëzojë mandatin
29 Qershor 2026, 11:56
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pasi u eliminua nga Kupa e Botës
29 Qershor 2026, 11:36
Der Standard: BE dhe protestuesit në një linjë kundër ligjeve të Ramës për zonat e mbrojtura
29 Qershor 2026, 10:25