E-TJERA

Kjo është gruaja që vrau burrin me sëpatë në Sarandë

Kjo është gruaja që vrau burrin me sëpatë në

Janë zbardhur identitet e autores dhe viktimës së krimit të regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq të Sarandës.

Autoritetet raportojnë se 49-vjeçarja Elvira Tahiraj ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 49 vjeç. Burime bëjnë me dije se gruaja e ka goditur burrin me sëpatë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas Policisë, krimi është regjistruar gjatë një konflikti në familje mes çiftit. Elvira Tahiraj është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i konfliktit në çift që degradoi deri në aktin ekstrem nga bashkëshortja.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të fundit