Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për votat e Greqisë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për votat e

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të mos pranojë kërkesën e PD-së për votat e Greqisë.

Gjykata Amdinistrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave për t’i hapur rrugë numërimit të votave të ardhura nga Greqia. 

Sot Apeli Administrativ rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të verifikuar pretendimet e këtij subjekti politik, mbi shkeljet dhe parregullsitë në këtë proces.

PD kishte kundërshtuar lejimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave.

Ndërkohë, KAS kishte vendosur që të pranohej numërimi i këtyre votave si pjesë e procesit zgjedhor. Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka cilësuar si të pavlefshme kërkesën e PD-së, duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e numërimit të votave të Greqisë.

 

Të fundit