Flash News
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Komisioneri Varhely: Rajoni duhet të plotësojë reformat dhe të aplikojë rregullat e BE
“Rajoni do të duhet të ecë me shpejtësi përpara, për plotësimin e reformave”.
Kështu deklaroi komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhely teksa foli mbi Planin e Rritjes të cilin e cilësoi ambicioz.
Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, ai tha se ka mbetur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.
“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, dua të lëmë diçka pas, diçka serioze. E prekshme. Diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm.
Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE. BE duhet të që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimit. Kjo është ideja jonë që vjen me planin e rritjes.
Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim. Rajoni do të duhet të ecë me shpejtësi përpara, për plotësimin e reformave. Duhet të aplikoni rregullat e BE. Mund të bëheni pjesë e tregut europian edhe para se të jeni vend anëtar i BE.”, tha ai.