
Flash News
Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe godet 4 automjete të parkuara
Aksident në Lezhë, makina përfundon në parkimin e një këndi lojrash
Raporti/ Shëndetësia shqiptare mes transparencës së kufizuar dhe nën-financimit
Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina del nga rruga, 3 të plagosur
Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike
Çfarë ka ndodhur deri tani në veri të Kosovës, nga sanksionet e Ramës tek rrëmbimi i policëve
Situata në katër komunat në veri të Kosovës, vazhdon të jetë e brishtë dhe sa vjen bëhet akoma dhe më tensionuese.
Si rrjedhojë e tensioneve të fundit që u krijuan në këtë pjesë, ndërkombëtarët kanë shtuar presionet tek të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për shtensionim të situatës.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paraqiten tri kërkesa për shtensionim të situatës, gjatë takimit që kishin me kryeministrin Albin Kurti.
‘Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog’ ishin tri kërkesat e tyre.
Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.
Mirëpo sikur mos ti mjaftonte vetëm presioni dhe sulmet që po merr nga serbët, ‘bija e Shqipërisë” po goditet dhe nga pushtetarët shqiptarë, kryesisht nga i vetëquajturi dhe mik i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama.
Tre policë rrëmbehen nga serbët

Njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot, 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, Policia e Kosovës bën me dije se efektivët janë marrë peng në veri të vendit brenda territorit të Kosovës.
Sipas policisë, tre efektivët ndodheshin në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, në momentin që kanë kërkuar përforcime se kanë parë prani personash të maskuar.
Kur përforcimet kanë shkuar janë gjetur vetëm makina e efektivëve e braktisur.
Reagimet për situatën

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zvelça, thotë se Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës në shkelje të çdo norme ndërkombëtare.
Ai shton se me këto veprime Serbia po tregon fytyrën e vërtetë të një shteti agresor dhe autokrat.
“Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.
Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.
Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se rrëmbimi i policëve të Kosovës ka ndodhur 300 metra në territori ne Kosovës.
Ai tha se hyrja e forcave serbe në territori ne Kosovës është agresion dhe përpjekje për përshkallëzim të situatës.
“Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.”, shkruan Kurti.

Presidentja Vjosa Osmani tha se rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.
“Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit. Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima”.
Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.
Kjo ka ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri.
BE përgatit paketë sanksionesh ndaj Kosovës
Pas zhurmës të madhe që po krijohet Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.
Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare.
Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.
Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.
BE, si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.
Marrëdhënia e acaruar me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp mbrëmjen e djeshme (13 qershor) njoftoi se mbledhja e dy qeverive, e asaj të Kosovës dhe Shqipërisë u anulua.
Rama tha se ka kërkuar një takim më të ngushtë me kryeministrin Albin Kurti për shkak të agravimit të Kosovës me ndërkombëtarët.
“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Borrell i kam kërkuar Albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar për këtë situatë që po çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike.
Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të thrm se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit dhe ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqytë të rreme të asaj që ndodh me realitetin e Kosovës sot.”, tha Rama.
Kundërpërgjigjja e Kosovës

Pasi Rama njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët erdhi reagimi i parë nga qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për IndeksOnline se për këtë mbledhje është punuar shumë.
“Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato”, ka thënë Kryeziu.
Propozimi “ters’ i Ramës

Më 8 qershor kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për gazetarët, dedikuar situatës në Kosovë.
Gjatë konferencës Rama tha se i ka dërguar një draft për Asocacionin e Komunave Serbe në Kosovë, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit frencez Emmanuel Macron.
Mirëpo drafti është përgatitur pa u konsultuar me asnjërën palë, as me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe as me Beogradin.
Rama tha se përmbajtja e Draftit që ai ka propozuar për Asosacionin nuk do të bëhet kurrë publik.
“Dje i dërgova Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe. Është dokument konfidencial dhe nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë arsyet për asosacionin. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe t'i bëjë palët të flasin për gjëra konkrete, e jo me vete dhe për vete. Aryseja pse e ndaj publikisht sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spectator. Nuk e kam detyrim të konsultohem. Drafti është neutral as për njërin e as për tjetrin”, deklaroi Rama në këtë periudhë.
Pavarësisht se më lart deklaroi se do suksesin e Albin Kurtit, Rama vijon ta kritikojë kryeministritn e Kosovës.
Sipas tij, Serbia po bën të njëjtën gjë që ka bërë gjithmonë, pra dhunën, ndërsa Kosova po bën tjetër gjë, që rrezikon sanksionimin.
“Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë. Dhe po fajësohet botërisht nga të gjitha aleatët strategjik të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrim tone alternative dhe po rrezikon të marrë kohë më të gjatë, nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që të mos ndodhë do të sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot”, deklaroi Rama.
Reagimi i Kurtit

Kryeministri Albin Kurti është treguar i prerë me Draftin e Asosacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama, të cilin ia dërgoi presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Një nismë e tillë, nuk u prit fare mirë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila dikur në platformën e saj politike e synonte bashkimin me Shqipërinë. Rama u akuzua ashpër nga eksponentë të ndryshëm të LVV-së, që udhëhiqet nga Kurti.
“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc. Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, tha Kurti.
“Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama që modeli i tij është i mirë, në vend se të propozohet për serbët në Kosovë, t’ia propozojë Beogradit në Serbi”, tha Albin Kurti.
Vuçiç i thotë “jo” draftit të Ramës
Kur u pyet për propozimin për draftin e Asosacionit, nga kryeministri Edi Rama, Aleksandër Vuçiç tha se e respektonte kreun e qeverisë shqiptare, por nuk ishte i autorizuar të dorëzonte një draft për statutin.
“Për dorëzimin e Statutit është përgjegjës vetëm ekipi drejtues serb. Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i atij ekipi dhe as Kurti”, nënvizoi ai.
Ai tha se në fund duhej të ishte ashtu siç ishte rënë dakord, për t'u kujtuar gjithmonë se duhej të ktheheshin tek ajo që ishte shkruar në letra.
“Serbët dhe Ekipi Menaxhues duhet të shkruajnë Statutin e CSM-së. Ne nuk kemi çfarë të negociojmë. Vetëm na jepni parimet, organet dhe organet e CSM-së siç është negociuar dhe siç kam iniciuar në vitin 2015 me Isa Mustafën”, tha Vuçiç.
Plani i Ramës për Asosacionin 'zgjidhje me shkëmbim territoresh'
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, kritikoi planin e Ramës, duke e krahasuar atë me një ‘zgjidhje’ të mëparshme normalizimi që përfshin një shkëmbim territoresh.
“Kështu që tani, ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të tokave janë vënë në lëvizje për të punuara për zbatimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Synimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj Stublla në Facebook.
Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK-së, e kundërshtoi gjithashtu propozimin e Ramës.
“Të jemi të qartë dhe të prerë: vetëm qeveria e Kosovës dhe asnjë qeveri e asnjë shteti tjetër nuk është e autorizuar të propozojë statutin e Asociacionit”, tha Gashi.
Sulmi ndaj KFOR-it, serbi i arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.
Milenkoviq ishte edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës që ndodhën më 29 maj 2023 në Zveçan.
Arrestimin e tij e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.
“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Marrëveshja për themelimin e Asociacionit

Serbia dhe Kosova ranë dakord gjatë bisedimeve në Bruksel në vitin 2013 për të krijuar një shoqatë gjysmë autonome komunale për minoritetin serb, një marrëveshje që më pas u ratifikua nga parlamenti i Kosovës.
Por deri më tani ai nuk është krijuar dhe presioni ndaj qeverisë së Kosovës është rritur ndërsa mbështetësit perëndimorë të vendit shtyjnë për përfundimin e tij.
Parimet e para të marrëveshjes u ranë dakord në Bruksel në gusht 2015 dhe përcaktojnë që serbët e Kosovës duhet të kenë "mbikëqyrje" të plotë mbi zhvillimin ekonomik, arsimin, kujdesin shëndetësor, planifikimin urban dhe rural, me kontribute buxhetore që vijnë drejtpërdrejt nga Serbia.
Në këmbim, komunat do të pajtoheshin për integrim të plotë në Kosovë.
Por më vonë atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi ligjshmërinë e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit, por tha se shumë nga pikat e marrëveshjes nuk ishin plotësisht në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe duhet të korrigjohen.
Të fundit


Gara për kreun e BKH/ Bushati: Bëjnë karrierë vetëm ata që përkulen
26 Qershor 2025, 22:41
Lapaj: Mund të shkrihemi në një parti me 'Nisma Thurje'
26 Qershor 2025, 22:25
Rinumërimi i votave, Lubonja: Manipulimi zgjedhor është bërë përpara 11 majit
26 Qershor 2025, 22:12
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës në Lushnje
26 Qershor 2025, 22:00


"Task Forca veproi në mënyrë selektive"/ Bushati: SPAK-u mashë e qeverisë!
26 Qershor 2025, 21:33
Mungesa e Ramës në Kuvend, Boçi: E ka refuzuar dhe përçmuar vazhdimisht parlamentin
26 Qershor 2025, 21:22
Kontrata e transferta të sigurta?! Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket
26 Qershor 2025, 21:15
48-vjeçari shantazhohet me video intime: Para çdo muaj, ose të shpërndamë pamjet!
26 Qershor 2025, 21:01
Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe godet 4 automjete të parkuara
26 Qershor 2025, 20:51
Bie zjarr pranë një resorti në Ksamil
26 Qershor 2025, 20:39
Rinumërimi i votave/ Alimehmeti akuzon KAS: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD!
26 Qershor 2025, 20:26
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi
26 Qershor 2025, 20:15

Reportazhi/ Shqipëria, një ndalesë për kokainën dhe rrjetin e fuqishëm të trafikimit!
26 Qershor 2025, 19:54
Gjykata Kushtetuese ultimatum Kuvendit të Kosovës: Konstituimi brenda 30 ditësh
26 Qershor 2025, 19:36
Aksident në Lezhë, makina përfundon në parkimin e një këndi lojrash
26 Qershor 2025, 19:35
Gjykatë speciale për luftën në Ukrainë, Zelensky firmos marrëveshjen në Strasburg
26 Qershor 2025, 19:17
Energjia dhe turizmi, dy pikat më të cenueshme të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
26 Qershor 2025, 19:11


Raporti/ Shëndetësia shqiptare mes transparencës së kufizuar dhe nën-financimit
26 Qershor 2025, 18:34

Mungesa e Ramës në Kuvend dhe prioritetet ndërkombëtare!
26 Qershor 2025, 18:14

Greqia në flakë, digjen disa shtëpi në Athinë, evakuohen banorët
26 Qershor 2025, 17:46
Malltezi publikon videon: Altin Dumani del në listën e patronazhistëve, preferenca: PS
26 Qershor 2025, 17:31
Kolegji rrëzon sërish PD-në, certifikon zgjedhjet edhe në Vlorë
26 Qershor 2025, 17:29


“Shqipëria po plaket”/ Sula: S’kemi qenë të aftë të mbajmë të rinjtë në vend!
26 Qershor 2025, 16:37
Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina del nga rruga, 3 të plagosur
26 Qershor 2025, 16:17
Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike
26 Qershor 2025, 16:05
Mos u digjni nga pakujdesia: Gjashtë gabime që e bëjnë të kotë sprejin kundër diellit
26 Qershor 2025, 15:58
Kapet me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë (EMRI)
26 Qershor 2025, 15:50
Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?
26 Qershor 2025, 15:42

Valë ekstreme të nxehti, temperatura mbi 40°C javën e ardhshme
26 Qershor 2025, 15:26

Gara për kreun BKH-së, skualifikohen 6 kandidatë, arsyeja
26 Qershor 2025, 15:07
A janë ndarë Sarah dhe Dj Pm? Einxhel zbulon të vërtetën
26 Qershor 2025, 14:56

Goditen me gurë vajzën e fqinjit dhe qëlluan efektivët e policisë, arrestohen dy vëllezërit
26 Qershor 2025, 14:37
GJKKO lë në burg Ilir Metën
26 Qershor 2025, 14:20
Ndahet nga jeta mjekja anesteziste në QSUT, Nertila Kodra Gora
26 Qershor 2025, 14:20
Zbardhen argumentat e mbrojtjes së Ilir Metës në GJKKO
26 Qershor 2025, 14:00
5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde
26 Qershor 2025, 13:47
Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës
26 Qershor 2025, 13:33
Anatomia e një krimi
26 Qershor 2025, 13:24
Mos e mbuloni karrocën e foshnjës në ditë të nxehta si këto, ja pse
26 Qershor 2025, 13:06
Udhëheqësi Suprem i Iranit reagon për herë të parë pas konfliktit me Izraelin
26 Qershor 2025, 12:58
Korreshi: Tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba
26 Qershor 2025, 12:44
Foto/ Dhëndri dhe vajza e Donald Trump në Shqipëri, vizitojnë Sazanin dhe Zvërnecin
26 Qershor 2025, 12:31
Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj
26 Qershor 2025, 12:17
Will Smith pozon krah futbollistit shqiptar duke bërë shqiponjën dykrenare
26 Qershor 2025, 12:07
Sot seanca në GJKKO, Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë
26 Qershor 2025, 11:53
Berisha intervistë për “New American”: ‘Republika e Sorosit’ e ktheu Shqipërinë në komunizëm
26 Qershor 2025, 11:42

Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri
26 Qershor 2025, 11:24



Shtyrja e raportitmit për institucionet e pavarura, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës
26 Qershor 2025, 10:37
Pushime? Jo për ne
26 Qershor 2025, 10:20
Kur kampet bëhen “nder” për Italinë dhe “turp” për Britaninë
26 Qershor 2025, 10:10
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt
26 Qershor 2025, 09:59
Aksidentoi 3 të miturit me monopatinë, arrestohet drejtuesi i automjetit
26 Qershor 2025, 09:49
Pse e kemi kaq të vështirë të bëjmë gjumë të mirë?
26 Qershor 2025, 09:40
Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
26 Qershor 2025, 09:27
Donald Trump kërkon anulimin e menjëhershëm të gjyqit ndaj Netanyahut
26 Qershor 2025, 09:19
Gjenden dhe asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në Shkodër, 4 të proceduar
26 Qershor 2025, 09:10
Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë
26 Qershor 2025, 09:04
Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri
26 Qershor 2025, 08:54
Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë
26 Qershor 2025, 08:40
Kuvendi në seancë plenare, projektligjet që pritet të miratohen
26 Qershor 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
26 Qershor 2025, 08:12
Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë
26 Qershor 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 Qershor 2025, 07:45
Shefi i CIA-s: Objektet bërthamore të Iranit janë 'dëmtuar rëndë' nga sulmet e fundit
25 Qershor 2025, 22:53
Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Synon të nxjerrë ekonomitë nga kriza
25 Qershor 2025, 22:32
Dhjetëra miniera bitumi në luginë, si cënohet hapësira e parkut të Vjosës?
25 Qershor 2025, 22:10
Djegia nga dielli, ja disa mënyra si ta trajotni në kushte shtëpie
25 Qershor 2025, 21:56
“Janë në Apel, duan kohë”, avokati mashtron qytetaren e aksidentuar
25 Qershor 2025, 21:42
Rama: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
25 Qershor 2025, 21:36
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
25 Qershor 2025, 21:23
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
25 Qershor 2025, 21:11

Fronti i ri i luftës? Jo në Lindjen e Mesme, por në SPAK!
25 Qershor 2025, 20:40
Përfundon gjimnazin në moshën 74-vjeçare, Skënder Cena: Dua të vazhdoj edhe universitetin!
25 Qershor 2025, 20:35
Gjendet e vdekur 56-vjeçarja shqiptare në Greqi! Nënë e 3 fëmijëve
25 Qershor 2025, 20:21
FOTO/ Makina bie nga ura në aksin Peqin–Elbasan
25 Qershor 2025, 20:11
EMRI/ Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër! Si e denoncoi Berisha në 2019
25 Qershor 2025, 20:01
Trump në samitin e NATO-s: Javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë
25 Qershor 2025, 19:47
Vendet e Ballkanit përballen me temperatura ‘përvëluese’
25 Qershor 2025, 19:35
Kapet me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet oficeri i Patrullës në Tropojë
25 Qershor 2025, 19:23
Gazeta gjermane: Fantazitë e Ramës për kullat ngrenë dyshime për pastrim parash!
25 Qershor 2025, 19:13
11 maji, Nesho: PD pritet të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump
25 Qershor 2025, 18:56