Flash News

E-TJERA

Kush është efektivi i policisë që ekzekutoi Pjerin Xhuvanin, mbështetës i PD

Kush është efektivi i policisë që ekzekutoi Pjerin Xhuvanin,

Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë ditën e sotme nga një ish efektiv policie. Top Channel mëson se autori i vrasjes është Arber Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gaz Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.

Kjo media bën me dije se autori ka rënë në pranga të policisë. Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan.

Sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij. 

Kujtojmë që Xhuvani u  përfshi në përplasjen me militantët e PD në Elbasan me 14 Mars. Partia Demokratike publikoi foton e Xhuvanit dhe e akuzoi atë si të lidhur me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Pjerin Xhuvanit nga 2013-ta deri në 2017-n ka qenë kryetar i LSI-së në Elbasan.  Në 2017-n iu bashkua PDIU-së, ndërsa së fundmi mbështeste PS-në.

E plagosur në këmbë mes4 personave ka mbetur efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota.

Janë shoqëruar në polici disa persona nga të dyja kaheve politike, por nuk bëhet i ditur akoma identiteti i tyre.

Ndërkohë pritet një reagim zyrtar i policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Kush është efektivi i policisë që ekzekutoi Pjerin Xhuvanin,

 

Lexo edhe: Mes socialistëve që u përleshën me mbështetësit e Bashës/ Vritet ish-kryetari i LSI dhe ish-aktivisti i PDIU, Pjerin Xuvani

Të fundit