Flash News

E-TJERA

“Marrëveshja e 5 qershorit u shkel”, eurodeputeti: Qeveria shqiptare të mos përgojojë BE-në, por të plotësojë kushtet

“Marrëveshja e 5 qershorit u shkel”, eurodeputeti: Qeveria
Michael Gahler

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler deklaroi se qeveria ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit si dhe nuk ka përmbushur disa nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Ai rendit një sërë problematikash si ligji për mediat, përfshirja e zyrtarëve të lartë në manipulimin e votave dhe korrupsionin në radhët e qeveritarëve apo gjyqtarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputeti thotë se pastrimi i parave mbetet një shqetësim i padresuar, duke vënë theksin te ‘skandalet’ e fundit.

Ai shton se kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar, ndërsa ngre shqetësimin se formimi i organeve të reja të gjyqësorit po avancon ngadalë.

Gahler kritikoi kryeministrin Edi Rama për qendrimin e tij ndaj BE-së.

“Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane as duke mohuar këto kushte, as duke bërë keq ndihmën e BE-së, as duke bërë marrëveshje me shtetet e palëve të treta të cilat shkelin ligjin e BE-së”, shkruan ai.

Gahler thotë se këto janë çështje të ngritura si shqetësim edhe më herët nga ai, duke nënvizuar se do i mëshojë plotësimit të kushteve të pranimit nga Bashkimi Evropian.

Të fundit