Flash News

E-TJERA

Pazare droge? Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 6 shqiptarëve në Greqi

Pazare droge? Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 6 shqiptarëve

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 6 personave që dyshohen se janë shqiptarë në Lucë të Greqisë.

Sipas mediave, autorët i kishin ngritur pritë viktimave si dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Nga informacionet paraprake rezulton se targat e automjetit tip “Ford” janë false dhe ishin ngjitur me një shirit në mënyrë provizore.

Gjithashtu raportohet se shkak i vrasjes mund të janë bërë pazaret e drogës, ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe ajo e problemeve mes viktimave dhe bandës në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen  sotme në Artemisë, pranë Lucës, ku 6 shqiptarë u ekzekutuan me 25 plumba, ndërsa autoritete greke janë duke hetuar rastin.

Ndërkohë pala greke është duke shtuar masat e kontrollit në aeroporte dhe në kufijtë greko-shqiptar.

 

Të fundit