Flash News

E-TJERA

Pezullohen nga detyra dy prokurorët e SPAK-ut

Pezullohen nga detyra dy prokurorët e SPAK-ut

Dy prokurorët e SPAK-ut, Ervin Gogaj dhe Alfred Shehu janë pezulluar nga detyra. Shkak është bërë ankimi i prokurores Sonila Muhametaj, e cila u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Prokurorët garuan për dy vendet vakante të shpallura nga KLP-ja për në SPAK. Muhametaj nuk u përzgjodh dhe e ankimoi vendimin në Gjykatën Administrative.

Gjykata ia ka pranuar ankimin dhe ka vlerësuar si jo të rregullta procedurat për zgjedhjen e dy prokurorëve, Gogajt dhe Shehut, ndaj ka vendosur se duhet rishikuar procedura në të cilën është zhvilluar gara.

Aktualisht, SPAK-u ka 17 prokurorë dhe me pezullimin e tyre, ky institucion tashmë ka 15 të tillë. Në organikën e saj, SPAK-u duhet të ketë 20 prokurorë.

 

Të fundit