
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plani për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, Fuga letër Ramës: Mos e firmosni atë paçavure burokratësh
Akademiku Artan Fuga i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama lidhur me planin e qeverisë për të shkrirë Akademinë Albanologjike dhe për ta bashkuar me Akademinë e Shkencave.
Fuga shkruan se është kundër përthithjes nëpërmjet shkrirjes të Akademisë të Studimeve Albanologjike nga Akademia e Shkencave, pasi kjo përqasje sipas tij do të sillte “një sakatim i plotë i historisë”.
Në argumentat të cilat Fuga i shkruan në letër thotë se “albanologjia ka qenë vite, dekada, përse të mos them disa shekuj përpara atij viti 1972. Kjo do të thotë se në shekuj albanologjia nuk ka ndonjë lidhje të domosdoshme me atë që quhet Akademi Shkencash”.
Ndër të tjera, akademiku shton se “Albanologjinë nuk e krijoi akademia e shkencave, por ishte Albanologjia që krijoi akademinë e shkencave.”
Fuga i drejtohet Ramës me një pyetje lidhur me planin e qeverisë duke thënë se cilat janë argumentet që duhet t’iu shtyjnë për të votuar pikërisht shkrirjen në një të Akademisë Albanologjike dhe Akademisë së Shkencave.
Akademiku shkruan se albanologjia e re shqiptare duhet të bazohet te një strukturë moshore të re, “jo e vjetruar, që krahas sharmit të një mençurie të mbledhur në vite, vuan sigurisht edhe nga stereotipe, dogma të ngurtësuara, ideologjizime që brezat kanë pësuar gjatë historisë së pasur, por edhe të dhimbshme shqiptare.”
Argumentet e Fugës në letrën drejtuar Ramës:
1. Një nga argumentet që partizanët e kësaj përthithjeje të instituteve të albanologjisë brenda Akademisë të Shkencave është, sikurse e kanë shprehur në vazhdimësi prej dy a tre vjetësh, se dikur, në kohë të kaluar, sipas tyre, institutet e albanologjisë kanë qenë brenda sistemit të Akademisë së Shkencave. As më shumë dhe as më pak duan të thonë se vendi i natyrshëm i albanologjisë pra qenka në Akademinë e Shkencave. Kjo përqasje është një sakatim i plotë i historisë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë u krijua nga Enver Hoxha, me vendim të byrosë politike të Partisë të Punës të Shqipërisë, në vitin 1972. Kurse albanologjia ka qenë vite, dekada, përse të mos them disa shekuj përpara atij viti 1972. Kjo do të thotë se në shekuj albanologjia nuk ka ndonjë lidhje të domosdoshme me atë që quhet Akademi Shkencash; ka qenë përpara saj. As Marin Barleti, as Frano Bardhi, as Gjeçovi, as Ndre Mjeda, as Fishta, as Koliqi, nuk kanë qenë ndonjëherë anëtarë të Akademisë së Shkencave që partia krijoi me vendim të byrosë politike në vitin jo edhe aq shumë të largët 1972. Prandaj, kush jep si argument për këtë përthithje të albanologjisë nga Akademia e Shkencave, duke përsëritur pa turp ose nga padija se “kështu ka qenë tradita e suksesshme e së kaluarës, institutet e albanologjisë brenda Akademisë së Shkencave”, ai ose nuk e njeh historinë e shkencës në Shqipëri, ose nuk i tutet fare syri të fabrikojë mashtrime monstruoze.
2. Për të përligjur këtë përdhosje të albanologjisë nuk tuten as të marrin nëpër gojë albanologët tanë të mëdhenj të këtyre pesëdhjetë a shtatëdhjetë vjetëve të fundit. Ua vjedhin punën dhe mundin e pastër dhe fisnik, dhe përsëri pa turp dhe pa zemër, ua integrojnë në Akademinë e Shkencave. Kanë nevojë për një përthithje që të ketë ndodhur në histori për të shpikur përthithjen që dëshirojnë. Nuk tuten fare të shtrembërojnë historinë krijuese të Cabejit, Kostallarit, Budës dhe të gjithë atij brezi hulumtuesish që la kockat në karriget e Bibliotekës Kombëtare, a të tjerëve në mos më martirë të albanologjisë, në qeli burgjesh. Në ato kohë, Akademia e Shkencave ishte po aq në burgje, sa në sallën e ndriçuar me drita të Akademisë. Dihet pra që Albanologjinë nuk e krijoi akademia e shkencave, por ishte Albanologjia që krijoi akademinë e shkencave. Këta korifej të studimit të shpirtit kolektiv shqiptar që përmenda dhe të tjerë po aq të nderuar sa ata, duke dhënë të gjithë kontributin e tyre në institute albanologjike që sot duan t’i shkrijnë, nuk punonin dhe krijonin aspak brenda asamblesë së Akademisë së Shkencave. Ata bënë të mundur që shumë kohë më vonë, rreth tridhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore, të krijoheshin kushte që Shqipëria të thoshte se kam dijetarë në nivel akademikësh.
3. Por le të vijmë më pas, pra sot. Historia e këtyre tri dekadave të fundit flet kundër përthithjes burokratike që dëshirojnë të realizojnë këto ditë. A kanë argumente për të votuar për këtë “përthithje”, për të heshtur ndaj saj, a për të “luajtur me dy porta”, ata akademikë që së paku prej 15 a më shumë vitesh kanë shkëlqyer në punën tyre, me veprat e tyre të mëdha a të vogla, duke pas qenë studiues brenda atyre instituteve të albanologjisë që duan t’i shkrijnë sot ? A mundet vallë të jenë bindës ata kur pranojnë, aq më keq, kërkojnë shkrirjen e institucioneve ku kanë shkrirë dijet dhe mundin e tyre, kanë shkrirë talentin e tyre drejtues, pa thënë ndonjëherë: “Shikoni, këtu nuk punohet!” Apo të thonë: “Albanologjia ose instituti që drejtoj, ka nevojë të drejtohet nga asambleja e Akademisë së Shkencave ku veç tyre ka !!! A mund të jetë i besueshëm në argumente dikush që kur del në pension, integrohet personalisht diku gjetkë, dhe dëshiron ta marrë pas vetes, me vete, institucionin që dikur ka drejtuar ?
4. Në relacionin bashkëshoqërues të projekt – vkm të përgatitur nga Ministria e Arsimit, sikurse Ju shkrova, krejt të varfër dhe mediokër, gjen çudira që nuk mundet veçse të shkaktojnë habi. Vetëm argumente nuk ka aty. Pohohet e zezë mbi të bardhë se përderisa tre projektet e mëdha të albanologjisë, pra rishkrimi i një historie, fjalori i enciklopedisë shqiptare, fjalori i gjuhës shqipe, administrohen si të tillë nga Akademia e Shkencave, atëherë edhe institutet e albanologjisë duhet të shkojnë atje ku janë vendosur këta projekte!!! Një arsyetim të tillë mund ta fabrikojnë vetëm nxitje jashtë shkencore, vetëm pasionet pa logjikë mund ta bëjnë mendjen e gjithkujt të devijojë në këtë mënyrë nga udha e të arsyeshmes. Si duhet? Të “shkojnë” projektet te institucionet që kanë kompetencën, energjinë dhe aftësitë shkencore për t’i trajtuar dhe kurorëzuar ata me sukses, apo të shkojnë institucionet atje ku janë projektet? Sigurisht që çdo njeri i arsyeshëm do të thoshte se është alternativa e parë dhe jo e dyta që ja vlen të ndiqet.
5. Unë e mirëkuptoj vendimin sipas të cilit Ju i besuat Akademisë së Shkencave kurorëzimin me sukses të tre projekteve të mëdha të përmendura më sipër. Por, në zbatimin e kësaj detyre, për të justifikuar këtë besim, Akademia e Shkencave, sikurse ja kërkon edhe ligji, duhej të ndërtonte partneritete institucionale dinamike me të gjitha institutet e albanologjisë dhe departamentet përkatëse, duke planizuar punën, përpunuar platforma teorike dhe metodologjike, etj. Gjithçka do të duhej të realizohej nëpërmjet një bashkëveprimi ndërinstitucional. Në vend të kësaj, shok pas shoku, mik pas miku, për të përballuar projektet e mëdha për të cilat flitet, janë afruar individë të ndryshëm, duke e parë angazhimin e tyre si një marrëdhënie krejtësisht individuale të tyre me Akademinë e Shkencave. Pa mohuar aspak meritat personale të ndokujt, kjo mënyrë pune mendoj se ka shkarë drejt një “marrëdhënie” mes të besuarish, ndonjëherë edhe midis miqsh, por në çdo rast është realizuar në një marrëdhënie të Akademisë së Shkencave me individë të veçantë.
6. Mbetet i dobët dhe pa fuqi edhe argumenti tjetër që Ministria e Arsimit ka hedhur në relacionin që shoqëron projekt vkm. Bëhet fjalë për atë argument që pretendon se nuk paska punë tjetër për institutet e albanologjisë sesa të merren me përpilimin e historisë të shqiptarëve, me fjalorin e gjuhës shqipe, si edhe me fjalorin e enciklopedinë shqiptare!!! Sigurisht që këta janë projekte të mëdha, të cilat duhen realizuar me sukses, por, jo si i kanë nisur. Është pezmatuese kur konstaton se çfarë koncepti kanë për kërkimin shkencor ai, ose ata, që kanë përdorur këtë lloj argumenti. Kërkimi shkencor në albanologji duhet patjetër të përballojë detyrat që vijnë nga realizimi i tre projekteve në fjalë, por kurrsesi nuk mund të përkufizohet me to, as të kufizohet me to. Tjetër janë kërkimet shkencorë në fushën e gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë, historisë, etnografisë, etj., dhe tjetër vendosja dhe botimi i këtyre rezultateve në formën e duhur në fjalorë ose botime të kësaj natyre. Nuk ka kërkues shkencor që të mos ta dijë këtë; atë e kanë harruar ata që kanë dekada që kanë braktisur fushën e dijes dhe të kërkimit shkencor. Nuk e dinë as burokratët që formulojnë dokumente pa ditur gjë nga fusha që ato dokumente duhet të rregullojnë administrativisht. Dalloj qysh tani dorën e lirë që do t’u lihet eprorëve të shkencës për t’u thënë dijetarëve dhe kërkuesve shkencore: “Pa i lini një çikë, ato kërkimet tuaja arkivore, pa i lini një çikë ato hartimet e monografive, ato ekspedita, etj! Merruni vetëm me shkrimin e zërave të projekteve në fjalë!” Ai, ajo, ata që kanë shkruar këtë argument harrojnë se një dijetar bëhet i aftë të përmbledhë në mënyrë sintetike rezultatet e punës së vet shkencore, vetëm pasi ka zhvilluar me vite dhe vazhdon t’i thellojë kërkimet e tij të thelluara, fondamentale, të gjithanshme, shumë më të gjëra se hartimi i zërave në fjalorë dhe enciklopedi. Kërkoni t’Ju informojnë, i nderuar zoti Kryeministër: Fjalori i ri po hartohet nëpërmjet materialeve burimore që sjellin ekspedita të reja studimore në terren, pra nga prurje të reja gjuhësore, të ardhura si rezultat i hulumtimeve të reja të leksikut të fjalëve, apo po “përtypen” ato të dhëna, pra përdoret ai fond leksikor, që përbën baza të dhënash tashmë të arkivuara?
7. Përthithja brutale e instituteve të albanologjisë brenda strukturës të Akademisë së Shkencave, i nderuar zoti Kryeministër, do të krijojë një hierarki institucionale midis kërkuesit shkencor që bën punën, pra atij që e lëvron shkencën albanologjike, dhe të gjithë ngrehinës vertikale, një superstrukture që do të qëndrojë me hir a me pahir mbi të. Janë së paku shtatë “kate” që do të rëndojnë mbi kërkuesin shkencor dhe frytin e punës së tij të mundimshme: departamenti, këshilli shkencor i institutit përkatës, seksioni i Akademisë së Shkencave së bashku me komisionin përkatës, asambleja dhe mbi të gjithë, maja e piramidës, kryesia dhe kryetari i Akademisë së Shkencave. Sot, kur e gjithë bota e qytetëruar ka kaluar në një autonomi dhe liri kërkimi shkencor bazuar në uljen drastike të shkallës hierarkike midis kërkuesit shkencor që ndodhet përballë objektit të kërkimit shkencor dhe drejtimit institucional të agjencisë ku ai bën pjesë, ka individë në Shqipëri, të mësuar me një hierarki institucionale patologjike, që na detyrojnë ende, i detyrojnë albanologët edhe sot, Ju vendosin edhe Ju, përballë pranimit të një hierarkie në rritje, që abuzon me financat, shfryn furtuna autoritarizmi, nxit parazitizmin e një burokracie të shtuar në ekstrem, dhe mbi të gjitha pengon, ngadalëson, than dhe centralizon mendimin shkencor, duke tentuar unifikimin e tij burokratik.
8. Unë vendos përpara Jush, zoti Kryeministër, rrezikun iminent që ka të bëjë edhe me degradimin demografik të kërkuesve shkencorë në fushën e albanologjisë, dhe jo vetëm. Duke i vendosur institutet e albanologjisë, si të tillë, ose aq më keq, në formën rudimentare të njësive të studim-kërkimit (term pa asnjë kuptim në peizazhin evropian të kërkimit shkencor) nën tutelën e Akademisë së Shkencave, ne rrezikojmë që studiuesit e albanologjisë, me një moshë mesatare të admirueshme për kërkim shkencor në terren, t’i vendosim nën “hyqmin” e akademikëve që kanë një moshë mesatare mbi shtatëdhjetë vjeç e lart. Ne, besoj unë, jemi të një mendjeje që albanologjia e re shqiptare duhet të bazohet te një strukturë moshore të re, jo e vjetruar, që krahas sharmit të një mençurie të mbledhur në vite, vuan sigurisht edhe nga stereotipe, dogma të ngurtësuara, ideologjizime që brezat kanë pësuar gjatë historisë së pasur, por edhe të dhimbshme shqiptare. Në vend t’i çlirojmë studiuesit e rinj që ta mendojnë albanologjinë më freskët, me gjallëri dhe metoda të reja, ne po i fusim ata kështu nën “hyqmin” e drejtuesve të përjetshëm, që e kanë shkruar njëherë historinë, letërsinë, gjuhën, etnologjinë shqiptare, e kanë tentuar njëherë fatin e tyre, dhe tani me egoizëm, që nganjëherë na kap edhe ne studiuesve, duan ta rishkruajnë edhe njëherë nga e para po ata vetë atë që e kanë shkruar një herë.Imagjinoni çfarë “frenash” do të ketë nën rrotat e punës të kërkuesve të brezit të ri në këtë fushë!
9. Duke përthithur institutet e albanologjisë nga Akasemia e Shkencave, nuk shkatërrojmë vetëm këto struktura shkencore që kanë ekzistuar shumë përpara sesa ideja e një Akademia Shkencash, si ndihmëse e partisë, të lindte në mendjen e Enver Hoxhës. Në mënyrë sa dramatike, aq edhe komike, drejtuesit e Akademisë së Shkencave, po shkojnë drejt tharjes të vetë kësaj Akademie Shkencash. Kryesia e sotme e kësaj Akademie nuk ka pasur fatkeqësisht asnjë imagjinatë të shëndoshë për të vendosur në zbatim ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave. Vepron në kundërshtim me atë ligj, pra edhe kërkon me ngulm dhe shpejtësi ta ndryshojë atë, ta marrë nëpër këmbë. E shumta që bën deri sot kjo Akademi Shkencash, fatkeqësisht, gabimisht, janë veprimtari ndihmës shkencore që çdo institut shkencor i zakonshëm i ka në periferinë e vëmendjes për t’i kryer. Në konceptimet e sotme të Kryesisë të Akademisë së Shkencave, lind pyetja se çfarë do të bëjë kjo Akademi, mbi të gjitha asambleja e saj, kur institutet do të jenë brenda strukturës të atij institucioni? Nuk i mbetet sipas konceptit që zbatohet sot nga kryesia e saj asgjë për të bërë.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

