Flash News

E-TJERA

'Politikani më i pëlqyer Rama dhe Lapaj? Eksperti nxjerr blof sondazhin: Kur matja s’është reale, grafiku është propagandë

'Politikani më i pëlqyer Rama dhe Lapaj? Eksperti nxjerr blof

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e radhës zgjedhore , sipas së cilës Edi Rama, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj janë renditur si politikanët që pëlqehen më shumë 1 muaj përpara zgjedhjeve në Shqipëri. 

Kjo renditje ka nxitur reagimin e ekspertit të rrjeteve sociale, Blerim Gjeladini, i cili përmes një postimi e cilëson sondazhin absurd dhe ofendim për publikun. 

Ai ka renditur argumentet se si matja s’është reale, por grafiku është vetëm propagandë. 

"Ky s’është sondazh, ky është një Excel me ngjyra!
Të pretendosh se po mat “pëlqyeshmërinë” e politikanëve shqiptarë dhe të publikosh këtë nivel absurditeti, është ofendim për inteligjencën e publikut.
E ftojmë publikisht Barometrin dhe Euronews Albania të tregojnë:
• Si është bërë matja?
• Cili është kampioni?
• Si e matet “nuk e di” në të njëjtën pyetje ku ofrohen opsione të njohura?
• Dhe mbi të gjitha: Ku është transparenca për sistemin që përdorni?!
Sepse shifrat nuk kanë sens as logjik as matematikor:
• Politikanë që s’i njeh askush dalin me % të lartë negativiteti?!
• Të njëjtit emra kanë % që “nuk e njohin” por janë ndër më të “pëlqyerit”?
Për njërin nga ta, 22% e të anketuarve kanë mendim negativ
Nëse kampioni ka qenë 3000 veta, atëherë 660 persona kanë dhënë opinion negativ
Por prit pak…
Si mund të kesh mendim negativ për dikë që nuk e njeh?!
Që të japësh mendim — pozitiv apo negativ — duhet ta njohësh më parë personin
Nëse 660 veta kanë mendim për dikë që publiku s’e njeh fare, atëherë:
O është ngatërruar fokus grupi
O është ngatërruar gjithë sondazhi
Kur matja s’është reale, grafiku është vetëm propagandë!
Në rrjete sociale, reagimet janë krejt ndryshe: njerëzit nuk e pranojnë më këtë model të matjes së opinionit si “shkencor”. Dhe me të drejtë: kur e sajon sondazhin, e sajon dhe rezultatin.
Mjaft më me pseudo-sondazhe. Matjet s’bëhen me Excel dhe ngjyra, por me metodologji shkencore, transparente dhe të pavarur", shkruan eksperti Gjeladini. 

Të fundit