Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Tragjike në Kavajë, gruaja gjendet e djegur në makinë, i shoqi i vetëvarur në pemë.

■ 25 prilli, Meta letër institucioneve dhe ambasadorëve: Kjo periudhë mund të paraqesë nivel të lartë të rriskut.

■ Gjykata jep masën e sigurisë për tre kontrollorët e AlbControl, dy lihen në burg, një në arrest shtëpie.

■ Pukë, premtonin para për votën, në pranga sekseri, nën hetim drejtuesi politik i LSI.

■ Zbulohet depoja me armë, pronar vëllai i ish-kreut të njësisë nr.4 në Tiranë.

■ Nga Ekuadori në Itali e Durrës/ Kapen rreth 143 kg kokainë, arrestohen dy administratorët e firmës pritëse.

 Bilanci i COVID-19, 360 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit.

■ Një intermexo nga politika: me ‘qentë e rrugës’ dhe protagonizmin anti-Veliaj.

Të fundit