Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Për të 6 ditë radhazi, e njëjta situatë me jetët e humbura në vendin tonë. Si paraqitet situata e Covid-19 në Shqipëri

Gjendet një shqiptar i vdekur në Itali. Dyshohet se 36-vjeçari është vrarë

■ 173 milionë të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën dhe 3.7 mln të vdekur

■ Presidenti i PE mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, por vë theksin te reformat: Duhet të përfundojnë, BE të mbajë premtimet.

■ Rama e paralajmëroi, të hënën nis prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, IKMT: Asnjë tolerim. Në Velipojë dhe Ksamil do të prishen rreth 45 objekte.

■ Ngjarje të rëndësishme politike/ Nga shkarkimi i Metës te zgjedhjet në PD, çfarë pritet të ndodhë këtë javë.

■ Kryetari i Kuvendit të Kosovës të hënën vizitë zyrtare në Shqipëri, kë do të takojë.

Të fundit