Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ DASh thirrje amerikanëve: Kujdes nga krimi në Shqipëri, situata në Lazarat e paqëndrueshme

■Parlamenti i ri/ Nëse Meta nuk e dekreton në shtator, Kuvendi do të vetëmblidhet. Si parashikohet në Kushtetutë

■ BE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave të vaksinimit ndaj Covid-19

Si u ekzekutua biznesmeni Bledar Muça në Lushnje, nga atentati u plagosen 5 të tjerë. Autori zbriti nga makina dhe e qëlloi me breshëri kallashnikovi

E lidhur: I martuar me mbesën e ‘Mustaqekuqi-t’, ç’denonconte Berisha 6 muaj më parë për biznesmenin e vrarë mbrëmë në Lushnjë

Tirana bëhet me dy kazino në hotele me 5 yje, hapet një e tretë në Vlorë

■ Atentati në Lushnje, RENEA ‘zbarkon’ në Durrës, Lezhë dhe Shkodër, kontroll për të shpallurit në kërkim

■ Strehimi i afganëve, qeveria shqiptare vë në dispozicion 6.7 mln lekë për rikonstruktimin e Qendrës Kombëtare të Azilkërkuesve

Rekord infektimesh nga Covid-19, MSH: 800 raste të reja dhe 2 humbje jete.

Të fundit