Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Mbështetja parlamentare në rënie prej 2002-shit, Bajram Begaj i dyti më pak i votuar për President

■ Meta dekretoi Begajn nga Turqia, Berisha: Më kujton Ali Pashën, trupi në Janinë e koka në Stamboll; Meta i përgjigjet për herë të parë Berishës: Zbatova Kushtetutën!

■ Flakët “shkrumbojnë” ishullin e Sazanit, pse nuk ndërhyn Peleshi nga ajri

■ E lidhur: Denoncimi i Berishës: Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen, helikopterët s’ngrihen dot në ajër

■ Berisha denoncon nga Kuvendi: 6 ministra dhe disa deputetë të PS janë kandidatë për ekstradime; Balla ka mbi 100 telefonata me Dumanin 

■ Gafa e Ministrisë së Mbrojtjes, publikon pamjet nga Sazani, akuzon si autor zjarrfikësin që u dekorua nga Rama

■ Zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë në BP: Shqipëria, Kosova dhe RMV korrekte, Vuçiç dhe Dodik më të tërhequr

■ Elvis Demçe, mafiozi shqiptar që tentoi të pushtonte Romën në 10 muaj, 'etja’ për të qenë ‘Zot’ e çoi në pranga

■ Vizita e anuluar e Lavrov, ministri i Jashtëm rus do të deklaronte mbështetje për nismën “Ballkani i Hapur”

Të fundit