Flash News

E-TJERA

Qeveria emëron kreun e Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve

Qeveria emëron kreun e Agjencisë të Trajtimit të

Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) do të drejtohet nga Emiliano Gjika. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

VENDIMI I PLOTE

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË TRAJTIMIT TË KONCESIONEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 8/1, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizmin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u vendos që organizimi i Agjencisë së Koncesioneve do kryhet përmes Këshillit të Ministrave.

Të fundit