Flash News

E-TJERA

Qyteti verior "lëkundet" tre herë në orët e para të mëngjesit

Qyteti verior "lëkundet" tre herë në orët e para

Veriu i Shqipërisë është goditur nga tre tërmete të njëpasnjëshme në orët e para të ditës së sotme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja e parë ka rënë në orën 02.19 me magnitudë 4. Tërmeti me thellësi 15 km është regjistruar 17 km në verilindje të Koplikut.

Ky i fundit është goditur nga një tërmet tjetër pak minuta më pas, me magnitudë të vogël dhe thellësi 25 km. Ndërsa lëkundja e tretë në Koplik është regjistruar në orën 02.38 me magnitudë 2.

Qyteti verior "lëkundet" tre herë në orët e para

Të fundit