Flash News

E-TJERA

Rimori delegimin e detyrës, Ristani shkarkon besnikët e Veliajt

Rimori delegimin e detyrës, Ristani shkarkon besnikët e Veliajt

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani firmosi 2 shkarkime këtë të premte, emra të njohur si besnikë të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Urdhri përkatës ka shpallur shkarkimin e nënkryetares së Bashkisë, Sara Goxhaj, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi.

Ky vendim vjen në kuadër të kompetencave që Ristani ushtron përkohësisht si kryetare e deleguar.

Goxhaj dhe Dokushi ishin konsideruar si dy prej personave më të besuar të Veliajt dhe lidheshin ngushtësisht me administratën e tij.

Të fundit