Flash News

E-TJERA

Ronaldo drejt “Barcelonës”? Spanjollët japin sinjale pozitive

Ronaldo drejt “Barcelonës”? Spanjollët japin sinjale

Prej disa ditësh ylli portugez Cristiano Ronaldo i ka bërë me dije klubit se dëshiron ta mbyll përpara kohe aventurën e tij në “Manchester United”. Futbollisti nuk është paraqitur dje në qendrën stërvitore të United për të nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Gjatë këtyre ditëve sulmuesi dhe agjenti i tij po përpiqen të gjejnë një ekip të ri për te vijuar karrierën, megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete.

Mediat spanjolle shkruajnë se gjatë orëve në vijim pritet një takim mes agjentit të futbollistit Jorge Mendes dhe presidentit të “Barcelonës” Joan Laporta.

Nëse Ronaldo do të transferohej te “Barcelona”, kjo do të ishte një ndër transferimet më të bujshme të të gjitha kohërave, pasi Ronaldo ka qënë pjesë e rivalëve të përjetshëm të katalanasve.

Kujtojmë që Ronaldo ka edhe një vit kontratë me “Manchester United” dhe nëse vendos të shkojë te “Barcelona”, do t’i duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me anglezët.

 

Të fundit