Flash News

E-TJERA

Shi dhe shtrëngata në të gjithë Shqipërinë, rënie temperaturash në të gjithë vendin

Shi dhe shtrëngata në të gjithë Shqipërinë,

Moti për nesër në Shqipëri pritet të jetë i paqëndrueshëm për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë nga veriu.

Pritet që dita të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të ndërthurura me kthjellime të herëpashershme.

Në orët e para të mëngjesit, në jug të vendit, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Më vonë, reshjet do të shtrihen në një pjesë të madhe të territorit, ku në disa zona do të jenë në formë shtrëngatash, me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe luginat mund të arrijë shpejtësi më të larta, deri në 8-12 m/s.

Të fundit