Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Fier, tre të lënduar

Shpërthen bombola e gazit në Fier, tre të lënduar
Foto Ilustruese

Një incident ka ndodhur në një banesë në Fier. Mësohet se një bombol gatimi ka shpërthyer për shkak të rrjedhjes së gazit.

Për pasojë, kanë mbetur të lënduar tre persona, një çift dhe vajza e tyre. Aktualisht të plagosurit janë duke marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie në trup.

“Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit