
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shqipëria në Arbitrazh, PPP-të ‘rrëmbejnë’ 173.1 milionë euro nga buxheti i shtetit
Deri në Shtator të vitit 2023, kostoja e arbitrazheve ndërkombëtarë ka zënë 173.1 milionë euro në buxhetin e shtetit të Shqipërisë.
Të dhënat e marra nga relacioni i Projektbuxhetit 2024, të përpunuara nga Open Data Albania, tregojnë se në këtë vlerë përfshihen kostot ligjore të përfaqësimit, mbrojtjes, shpenzimeve gjyqësore apo kostove të tjera lidhura me vendime të Arbitrazheve ndërkombëtar dhe ende të pashlyera.
Çështjet e dërguara në arbitrazh lidhen me mosmarrëveshje të investitorëve privatë me palën shtetërore. Shqipëria është përballur dhe vijon ende procesin e Arbitrazheve me 4 Investitorë Privatë zbatues të kontratave të koncesionit PPP.
Një çështje e hapur nё Arbitrazhin Ndërkombëtar që potencialisht mund tё sjellë kosto shtesë pёr buxhetin e shtetit nёse Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare tё Arbitrazheve bёhet nё favor tё palës private, është çështja mes EMS Shipping & Trading GmbH vs Republika e Shqipërisë, çështje e regjistruar në ISCID në 7 Prill 2023.
EMS ka themeluar EMS ALBANIAN PORT OPERATOR (EMS APO) 2013 për zbatimin e kontratës Koncesionare “Menaxhimi, operimi, ndërtimi, mirëmbajtja dhe përmirësimi teknik dhe adaptimi i Terminali Lindor në Portin e Durrësit”, e cila i lejon kompanisë të ngarkojë dhe shkarkojë anijet. EMS ka kundërshtuar vendimmarrjen e shtetit shqiptar për projektin e ri të transformimit të portit (projekti Durrës Yachts & Marina) që do t’u kërkonte atyre të zhvendosnin operacionet e tyre në Porto-Romano.
Seanca e parë është zhvilluar në 18 Shtator 2023 nëpërmjet një video konference. Në datë 19 Janar 2024 pala përgjegjëse (në këtë rast shteti shqiptar) ka paraqitur një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID. Në datë 24 shkurt 2024, tribunali ka lëshuar Urdhrin Procedural Nr. 3 në lidhje me kërkesën e palës përgjegjëse për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake; si rrjedhojë, kundërshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarrëveshjes.
Një tjetër kontratë koncesioni PPP që është në proces arbitrazh lidhet me mosmarrëveshjet midis Durrës KURUM Shipping sh.p.k dhe tё tjerë vs Republika e Shqipërisë, e cila ka filluar mё 23 Shtator 2020 nga kompania Durrës Kurum Shipping dhe tё tjerë, ndaj shtetit shqiptar, pёr shkak tё prishjes sё njëanshme tё kontratës sё koncesionit “Pёr Menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik tё terminalit tё kontejnerëve nё Portin e Durrësit”, si dhe pёr shkak tё marrjes sё aseteve tё terminalit nga Autoriteti Portual i Durrësit.
Më datë 12.02.2019, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për shkak të mos përmbushjes nga ana e koncesion arit të detyrimeve që lindin nga kjo kontratë Koncesionare si dhe përcaktimin e shumës së dëmshpërblimit përkatës. Sipas tё dhënave tё publikuara nga ICSID, shuma e kompensimit e pretenduar nga kjo kompani ёshtё nё vlerën 100 milionë Euro, që përbën detyrim kontingjent për shtetin shqiptar, edhe pse ende nuk është marrë vendimi final nga ana e Gjykatës. Për këtë çështje deri Shtator 2023, vlera e njohur nga ana e shtetit shqiptar është 1.18 milionë Euro, që janë kosto administrative dhe ligjore për ndjekjen e çështjes.
Një tjetër çështje arbitrazhi është ajo mes shtetit shqiptar dhe shoqërisë Koncesionare Tirana International Airport sh.p.k. Mё 19 prill 2019, nga Avokatura e Shtetit ёshtё shpallur thirrja pёr sigurimin e konsulencës së huaj me qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit Shqiptar, në kushtet e negocimit apo rishikimit të mundshëm të Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me Tirana Internacional Partners SH.P.K, për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë. Detyrimi është i njohur nga Llogaritë e Shtetit dhe aktualisht janë likuiduar 150,000 Euro nga totali i detyrimit (vlera fillestare e deklaruar e detyrimit është 250,000 Euro).
Një tjetër çështje arbitrazhi lidhur me kontratat e koncesionit PPP, e përfunduar në favor të palës shqiptarë është ajo e Hydro srl I vs Republika e Shqipërisë, e cila lidhet me familjen Beçhetti (familja Beçheti ka më shumë se një çështje Arbitrazhi me Shtetit Shqiptar). Çështja është regjistruar në Dhomën Ndërkombëtarë të Tregtisë IÇ në 2014 me palë paditës Hydro Srl dhe të paditur Republika e Shqipërisë. Mosmarrëveshja mes palëve ka lindur në lidhje me Marrëveshjen e Koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit dhe për shkak të mosrealizimit të kontratës së koncesionit dhe abuzimit me taksa.
Vendimi final është shpallur në Shtator 2018, ku sipas tij paraqitësi i kërkesës duhet t’i paguajë të paditurit:
Gjobat e vonesës në shumën prej 1 693 157 euro me interes mbi to në bazë të përbërë duke përdorur Euro LIBOR 12 mujor plus 2% nga 16 korriku 2011 deri në pagesën e plotë.
Dëmet në shumën prej 5 182 535 euro me interes mbi të në bazë të përbërë duke përdorur Euro LIBOR 12-mujore plus 2% nga 9 janari 2018, e nesërmja e nënshkrimit të Shpërblimit të Pjesshëm, deri në përfundim.
Vendos që pala përgjegjëse t’i kompensojë shpenzimet ligjore të paraqitësit të kërkesës për fazën e dytë të procedurës në shumën prej 142 975.78 euro;
Vendos që në lidhje me tarifat dhe shpenzimet e arbitrave dhe shpenzimet administrative të IÇ-së, paraqitësi i kërkesës do t’i rimbursojë të paditurit shumën prej 325,000 USD.
Sipas Relacionit të Buxhetit 2024, detyrimi kontingjent i Shqipërisë që vjen si rezultat i këtij procesi është 142,976 Euro.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

