Flash News

E-TJERA

SPAK lëshon urdhër-arrest për Vangjush Dakon

SPAK lëshon urdhër-arrest për Vangjush Dakon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste për ish kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.

Ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Kujtojmë se pak muaj më parë ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u mor në pyetje në SPAK.

Ai është pyetur për disa orë nga hetuesit në lidhje me një objekt pa leje.

Bëhet fjalë për një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti. Por pavarësisht kësaj Dako ka dhënë leje dhe ndërtesa është legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Dako është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Në vijim pritet informacion zyrtar për emrat e të arrestuarve.Vangjush Dako ka drejtuar Bashkinë e Durrësit për periudhën 2007–2019.  

Ndërkohë, në korrik të 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi të shpallë “non grata” ish-kryebashkiakun socialist, duke i ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe pjesëtarëve të familjes së tij.

 

 

Të fundit