Flash News

E-TJERA

"Ta gëzojmë mandatin e 4"/ Durrësi në kolaps nga përmbytjet, rrjeti shpërthen në komente

"Ta gëzojmë mandatin e 4"/ Durrësi në kolaps nga

Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin këtë të enjte ka shkaktuar problematika në disa qytete të vendit. Pas përmbytjes së rrugëve dhe lagjeve në Vlorë, përmbytje janë regjistruar edhe në qytetin e Durrësit

Uji ka vërshuar në rrugë dhe banesa, duke vështirësuar qarkullimin e makinave dhe jetesën e qytetarëve. Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, shihet se uji ka depërtuar edhe brenda urbanit të linjës së qytetit.

Pamjet shqetësuese nuk kanë mbetur pa u komentuar nga qytetarët të cilët kanë shpërthyer në reagime dhe kritika ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Disa prej tyre shkruajnë me ironi "Shqipëria drejt BE", dhe të tjerë thonë se "Qytetarët paguajnë biletë për urban dhe përfundojnë në traget." Ndërsa një tjetër shkruan me ironi "Ta gëzojmë mandatin e 4"

"Ta gëzojmë mandatin e 4"/ Durrësi në kolaps nga

"Ta gëzojmë mandatin e 4"/ Durrësi në kolaps nga

Vlen të theksohet se situata e përmbytjeve në Durrës është e përsëritur. Mjaftojnë pak reshje shiu që qyteti të kthehet në kolaps dhe kjo për shkak të mos funksionimit të sistemit të kanalizimeve.

Megjithatë mungesa e kapaciteteve minimale për parandalimin e përmbytjeve në qytete, ngre pikëpyetje për një vend që aspiron integrimin në Bashkimin Europian.

Të fundit