Flash News

E-TJERA

Urdhër-arrest për “Darin e Elbasanit”, i ofroi Dumanit ofroi 1.5 mln euro për të vrarë Erjon Alibejn

Urdhër-arrest për “Darin e Elbasanit”, i ofroi Dumanit

Operacioni i sotëm i SPAK ekzekutoi edhe masën e sigurisë “arrest në burg” për Hajdar Bakon, i njohur ndryshe si “Dari i Elbasanit”.

Hajdar Bako alias Çopja u arrestua në maj të këtij viti në Dubai pasi ishte dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Apelit në Durrës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Emri i Hajdar Bakos doli në dosjen e të pandehurit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Bako shfaqet si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij.

Dumani ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kishte mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan.

“Nuredini i shkruajti se e vriste, por nuk e njihte kush ishte Erjon Alibej; Keli i tha se do i jepte 2,000,000 (dy million) euro dhe do dorëzonte Talo Çelën po t'a bëntë këtë; kur Nuredini i kërkoi t'i jepte paradhënie 1 milion euro dhe t'i gjente e dorëzonte Erjon Alibejn, ai i tha "seriozisht", dhe ia kaloi telefonin Hajdar Çopjas që së bashku me Franc Copja, në dijeni të tij dhe Erjon Alibej janë organizatorët e vrasjeve të familjarëve të Erjon Alibej; Hajdar Çopja pranoi t'i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t'i jepte provën që mundet t'a vriste Erjonin; Nuredini I këmbënguli se nuk e njihte por megjithatë kishte informacione se ku mund ta gjente; pas kësaj komunikimin me të shkruar me Çopjan e vijoi vetë Erjoni, derisa Çopja ia kaloi telefonin Kel Kamamit të vijonte me të; siç I sugjeroi Erjon Alibej, i vuri afat 10 ditë Kel Kamamit të dorëzonte Talo Çelën, përndryshe do vritej Emiljano Ramazani dhe kur i përmendi se do të vritej dhe kushëriri I tij Regisi, ai tha se kishte shumë kushërinj dhe "nuk i binte mendja për të", ndaj i tha "vrite po deshe e t'u bëftë pushka top”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

Të fundit