Flash News

E-TJERA

Veshur me “Bukuroshen e Durrësit”, Yuri Kim përuron restaurimin e kalasë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka qenë sot në Durrës me rastin e rivendosjes së një pjese të murit rrethues të Kalasë së Durrësit, i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Për restaurimin e murit rrethues të kalasë ka financuar qeveria amerikane. Ambasadorja Kim u shfaq e veshur menjë pallto në të cilën dukshëm paraqitej imazhi i “Bukuroshes së Durrësit”, një mozaik i famshëm i gjetur në qytetin bregdetar.

“Kur erdha këtu në janar dhe ishte duke ndodhur shumë punë. Puna s’ka mbaruar por ende vazhdon. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm ka histori shumë të pasur, dhe unë kam pasur mundësinë të vizitoj veprat e saj të artit. Këto monumente qëndrojnë si dëshmitarë të historisë së jashtëzakonshme të kulturës së Shqipërisë. Kushdo  që vjen në Shqipëri ka patur mundësinë të shikojë dhe admirojë trashëgiminë tuaj.  Ne jemi krenarë si ambasada që të jemi pjesë e kësaj përpjekjeje rindërtuese. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të ndërtuar apo rindërtuar jemi  të kënaqur të mund të jemi në këtë proces hap pas hapi. Jemi të kënaqur të shohim hapin e radhës. Falenderoj të rinjtë që janë ëktu sepse ata janë shkëlqimi dhe rrezja e diellit”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Të fundit