Flash News

E-TJERA

Vijon 'telenovela'/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën! Do e mbush avionin me shqiptarë

Vijon 'telenovela'/ Farage: Do takohem për drekë me
Foto ilustruese

Ish-gazetari dhe politikani populist britanik, Nigel Farage i është rikthyer sërish "show-t" me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me dëbimin e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në burgjet angleze. 

Sipas "The Telegraph", pas "betejës" virtuale që pati me kreun e qeverisë shqiptare për çështjen e emigrantëve, Farage ka bërë me dije se do të vijë në Shqipëri dhe do të takohet për drekë me Edi Ramën.

Takimi, sipas tij, do zhvillohet javët e ardhshme me shpresë për të arritur një marrëveshje për dëbimin e të dënuarve shqiptarë.

Këto ai i tha gjatë një konference të partisë së tij “Reform UK” të mbajtur ditën e djeshme, ku tema kryesore ishte çështja e emigrantëve.

Pasi tha se do takohet me Ramën për drekë, Farage provokoi duke thënë se ndoshta kur të vijë në Shqipëri do të marrë dhe disa të burgosur shqiptarë me vete dhe do të rezervonte një avion të madh që të nxërë sa më shumë prej tyre.

“Do të dëbojmë kriminelët e huaj,” u shpreh ai. “Së shpejti do të shkoj për drekë me kryeministrin e Shqipërisë. Ndoshta do të rezervoj një avion të madh dhe do të marr dhe disa me vete, ende nuk jam i sigurt.”

Farage deklaroi se një qeveri e udhëhequr nga partia e tij do të ndalojë varkat me emigrantë brenda dy javëve pas marrjes së pushtetit. Ai e cilësoi emigracionin e paligjshëm si “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe rrezik për “vajzat dhe gratë".

 “Nuk mund të hysh ilegalisht dhe të qëndrosh, ne do t’i ndalojmë varkat brenda dy javëve të para të qeverisjes.”, janë fjalët e tij.

Të fundit