Flash News

E-TJERA

Vrasja e trefishtë në Shkodër, zbardhet itinerari i makinës së viktimave

Vrasja e trefishtë në Shkodër, zbardhet itinerari i makinës

Grupi hetimor ka mundur të hape pamjet nga disa kamera te sigurisë në Shkodwr, ku humbën jetën tre persona mes tyre dhe një qytetare e pafajshme në rrugë, duke zbardhur itinerarin e makinës me të cilën lëviznin dy viktimat Hamza Lici, dhe Arlind Bushati.

Rreth orës 3 të pasdites së 30 tetorit, automjeti S Class, me targa të Kroacisë, ka qenë duke lëvizur në lagjen Zdrale, pranë stadiumit  “Loro Borici” ndërsa më pas i është drejtuar lagjes Rus Maxhar. Makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit ka marrë rreth rrotullimin tek vendi I quajtur Ura e Maxharrit, ka vazhduar në rrugën Tuzi, për të dal tek rrethrrotullimi “5 Heronjt e Vigut”.

Kjo rrugë kalon paralelisht me lagjen “Dobraç”, ndërsa automjeti Range Rover i autorëve, sipas hetimeve të deritanishme I ka ndjekur për disa kilometra. Autorët u janë afruar viktimave, rreth dy kilometra pasi kanë kaluar “Urën e Maxharrit”.

Pasi kanë kryer atentatin ne Dobraç, Range Roveri i autorëve është drejtuar për tek rreth rrotullimi 5 Heronjt e Vigut dhe më pas ka humbur gjurmët nëpër rrugicat e fshatit Golem, ku edhe është gjetur i djegur. Ndërkohë policia dyshon se në makinën e viktimave ka qenë një person i tretë, i cili i ka shpëtuar plumbave.

Pamjet tregojnë se ky person i veshur me të zeza, është parë duke i dhënë ndihme Hamza Licit, te shtrirë në tokë, ndërsa një pamje tjetër ai shfaqet me gjak në fytyre e duar.

Të fundit