Flash News

E-TJERA

Zbulohet arsyeja e helmimit te punëtorëve te fabrika e telit në Bathore

Zbulohet arsyeja e helmimit te punëtorëve te fabrika e telit në

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka pezulluar punimet në fabrikën e prodhimit të kabujve në Bathore, pasi një ditë më parë 6 punonjës u asfiksuan në ambientet e punës.

Punonjësit u shtruan në spital, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen. Ata mund të jenë helmuar nga ndonjë solucion gjatë punës, megjithatë rezultati përfundimtar pritet nga ISHP.

Në fabrikën në fjalë ka rreth 3 mijë punonjës.

Kujtojmë këtu se grupi hetimor, ka sekuestruar kamerat e fabrikës ku gratë ishin të punësuara dhe pritet të vëzhgohen pamjet për të qenë më të qartë mbi ngjarjen e ndodhur.

Një ditë më parë u njoftua se disa punonjëse të një fabrike të prodhimit të kabujve elektrikë në Bathore të Tiranës, u paraqitën në ambientet e QSUT-së pasi kanë pasur shqetësime shëndetësore dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

Të fundit