Flash News


E-TJERA

Zbulohet kush e “porositi” vrasjen e Ardian Nikulajt, emrat e personave të përfshirë

Zbulohet kush e “porositi” vrasjen e Ardian Nikulajt, emrat e

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli pak minuta më parë në një konferencë për shtyp, ku zbardhi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Rrumbullaku bëri me dije se kanë qenë 6 persona të përfshirë në këtë ngjarje, 5 të huaj dhe një shqiptar, ndërsa vrasësi ka qenë shtetas portugez.

Ndërsa tani është mësuar se personat e përfshirë janë Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Porositës i vrasjes së biznesmenitdyshohet se është Edmond Haxhia. Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt.

Sakaq Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 1997.

Shkak i këtij krimi të rëndë sipas drejtorit të Policisë së Shtetit është gjakmarrja, ndërsa njoftoi se ekzekutori është një shtetas portugez.

 

Të fundit