Flash News

KRYESORE

"Edi Rama është kryeministri më i dobët i tranzicionit shqiptar", Topi: Nuk ka institucione në Shqipëri

"Edi Rama është kryeministri më i dobët i tranzicionit

I ftuar në " Kjo javë" me Nisida Tufën në News24 është ish-presidenti Bamir Topi. Ish-presidenti u shpreh duke thënë se Edi Rama është kryeministri më i dobët në tranzicionin shqiptar.

“A do marrë mandat të tretë Rama? Kjo pyetje nuk mund të më bëhet mua. Përpara se të arrinit në këtë pyetje duhet të më pyesnit se çfarë mendimi keni për menaxhimin e situatës nga Edi Rama. Unë s’kam arsye e motive personale. Por e kam thënë kohë më parë dhe e konfirmoj. Është kryeministri më i dobët i periudhës së tranzicionit. Ka administratë provinciale. Më kujton fare mirë filmin “Koncert në vitin 1936”, më kujton ata personazhe. Edhe Shqipëria sot më 2020 kështu ngjan. Nuk e vlerësoj për mirë. Është dobët. Sot Shqipëria për fat të keq nuk ka institucione. GJK nuk ka pse ta zëvendësojë Gjykata e Venecias. Ka mbi 36 mijë çështje në Gjykatën e Lartë sot dhe përgjegjësia i takon Edi Ramës”, tha Topi.

Ndër të tjra, ai tha se kryeministri Rama ka marrë kompetencat e grupit të ekspertëve sa i takin menaxhimit të masave për të parandaluar COVID-19.

 

Të fundit