
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Editoriali i POLITIKO/ A ishte 2019 'Viti i zogjve (të Tiranës)'?
Politiko.al
Kur bën të mbyllet një vit, dhe vigjilja e tjetrit ngatet, zakoni e ka që agjensitë e medias, pavarësisht llojit, bëjnë një bilanc apo ekskursion në 365 ditët që po mbyllen, duke hedhur një vështrim plot pritshmëri nga të rejat që po vijnë.
Ky vështrim i jetës dhe botës me nëndarje vjetore është një prej miteve të reja të krijuara prej njeriut për ta mbajtur veten në auto-kontroll, për ta shmangur padepërtueshmërinë e kohës që rrjedh, infinite dhe e pakategorizuar, duke mos i patur fare në hesap 'mitologjitë e njeriut'.
Do t'a gjeni 'Bota në vitin 2019' te The Economist apo 'Librat më të mirë të 2019' te The New York Times; 'Parashikimet për vitin 2020' te Project Syndicate apo '10 Video Op Eds' te The Washington Post. Sigurisht, të gjithë janë familjarë me 'Njeriun e Vitit' të Time Magazine.
Politiko.al çdo fund viti, më saktë ditën e fundit të vitit dhe të parën e pasuesit, 'heq dorë' prej lajmeve të aktualitetit dhe shpalos një Speciale 'përmbledhje të vitit të shkuar', në një përpjekje për të kujtuar, por edhe për të kategorizuar; për të shenjuar, por edhe për të tradicionalizuar.
Ne jemi konservatorë në gjërat që njohim, shkruan Roger Scruton.
Po ai njohim ne gjërat për të cilat jemi konservativë?
2019-a ka qenë një vit liberal në këtë kuptim; në kuptimin që Shqipëria ka rendur nëpër gjërat që nuk ka njohur me tërbimin e një të marre dhe në të njohurat ka qenë thuajse vendnumëruese.
Ndoshta duhet sqaruar se çfarë ka ndërmend Scruton-i kur thotë 'jemi konservatorë në gjërat që njohim', në mënyrë që teksti të mos tingëllojë më i ditur se qëllimi i tij. Filozofi anglez fut te 'gjërat e njohura' (konservatore ose të djathta) tokën, shtëpinë, pronën, atdheun etj., ndërsa mendimit të majtë (liberal) i mvesh çështje apo kauza flu si të drejtat, barazia etj., pra gjëra që, në dallim nga të parat, janë më të vështira të përkufizohen.
Tërmeti i 2019-ës na identifikoi si konservatorë apo të djathtë, nëse marrim si udhëprirës përkufizimin e Scruton-it. Kjo forcë e natyrës (diçka e vagullt dhe e errët) na vuri përballë shenjtërisë së jetës dhe të pronës, e cila fitoi mbi ndjenjën e barazisë sepse, siç e patë, jo të gjithë ishim të barabartë para tërmetit (disa vdiqën, disa u plagosën, disa humbën shtëpitë, por jo të gjithë).
2019-a u bë dëshmitare, gjithashtu, e një tjetër pabarazie: zgjedhjeve të njëanshme, të cilat u zhvilluan në mes të verës dhe në mes të një kolapsi politik të prodhuar nga bojkoti parlamentar dhe bojkoti i zgjedhjeve (më pas) i opozitës.
Politikisht, Shqipëria, falë ngjarjeve të 2019 është një shtet i dështuar (failed state) një kategorizim që u bëhet vendeve të botës nga indekset e demokracisë dhe ligjit të forumeve të ndryshme prestigjioze.
Zgjedhjet e njëanshme prodhuan copy paste-in e zgjedhjeve të kontestuara nga opozita dhe nga një pjesë e komentariatit politik dhe opinionit publik. Ndërsa fqinjët tanë grekë arritën të nxjerrin shpejt e shpejt rezultatet e një palë zgjedhjeve me përplasje të forta ideologjike e politike, dhe 'shqiptarët e tjerë', kosovarët, gjithashtu numëruan, uruan dhe përfunduan si oksidentalë procesin e tyre zgjedhor, makina shtetërore shqiptare, as zgjedhjet me një parti nuk arriti t'ia nënshtronte një procesi të besueshëm. Dyshimi e ka se koha e gjatë u desh për të barabitur vota e hedhura në kosh me votat e raportuara.
Ja ku u kthyem edhe njëherë te barazia, apo një formë e saj, një gjë e pamundur, si për konservatorët ashtu dhe për liberalët shqiptarë.
Atë që nuk e prodhon dot pushteti, nuk e mishëron dot as antipodi i saj, opozita. Në dy raste 'qeveria hije' e Shqipërisë i la në baltë të gjithë ata që duan të gjejnë një bërthamë virtyti te pala që, me asgjë tjetër veç virtytit mund të prodhojë mekanizmat e ngritjes. Kryetari i partisë më të madhe në opozitë, PD, pak pas tërmetit të parë që e trembi Shqipërinë, në shtator, u shpërngul nga apartamenti afër qendrës së Tiranës për t'u vendosur në një vilë në kodrat periferike të kryeqytetit. Kur media raportoi se makina e tij hynte e dilte nga adresa e re, mbrojtja u gatit nga zyra e shtypit me naivitet barbar: tërmeti i kishte dëmtuar shtëpinë dhe politikani i lartë opozitar kishte marrë me qira një vilë për arsye sigurie.
Pasiguritë e kësaj lëvizjeje janë dy: e para strehimi i mëtuesit të fronit të anti-oligarkut më të madh mu në çerdhen e oligarkisë dhe, e dyta, 'Kryeministri hije' që 'shpëton' kokën mes dy tërmeteve, të parit që trembi shumë zemra dhe të dytit që mori 51 koka. Për të mos folur për të tretën e madhe: kryetari i PD humbi të drejtën për ta zbukuruar ligjërimin e vet opozitar me 'oligarki' dhe me vilën e kundërshtarit politik, Ramës. Tani edhe ai, sa i takon 2019 dhe 2020, është në hatrin e oligarkëve dhe i barabartë (në vilë) me Kryeministrin.
E shihni sa shpesh na e zë rrugën barazia, në një vend kaq të pabarabartë si ky yni?!
Një tjetër eksponent opozitar, E. Salianji, i vetëpërkufizuar me anë të aksionit politik dhe mediatik si antipod i ministrave të Brendshëm Tahiri dhe Xhafaj (duke nanuritur kështu ëndrrën e ministrit të linjës në qeverinë e ardhshme), në përpjekje për të përshkallëzuar ngjitjen e tij dhe të forcës që përfaqëson dhe rënien e kundërshtarëve, pas disa përpjekjeve beninje opozitare, si denoncimi në vend i parcelave me kanabis, duket se ra në pellgun, e pashmangshëm ndoshta, të operimit me mjetet apolitike të kundërshtarit.
E njohur si 'dosja Babale', një zinxhir i paqartë episodesh që përfshinte me gjasë incizimin e të vëllatit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e pa politikanin opozitar këmbë e krye në paqartësi, kundravatje politiko-morale dhe, në fund, gjithaq ligjore sipas Prokurorisë dhe Gjykatës.
Këtu duhet ndalur sepse, edhe njëherë barazia, palët politike në Shqipëri janë 1-1 në etiketimin si 'të politizuar' të Gjykatës dhe Prokurorisë. Thënë këtë, (zh)vlerësimi që i bën 'politizimi' dënimit të Salianjit anulon vetveten. Ai do të mbetet në kronikë si politikani i parë i dënuar nga një sistem gjyqësor në vigjilje. Ashtu si ditët e fundit të vitit që mbushen me melankoli, jo prej asaj që po ikën, por prej shpresës së asaj që pritet të vijë, ashtu edhe 'sistemi i ri' gjyqësor nuk ka dënuar Salianjin, por ka dashur të japë një provë by default të 'pastërtisë' së vet.
Politikisht ky ka qenë, shkurtimisht, viti që ka kaluar Shqipëria. Këto 'fluturime pa qiej' të eksponentëve politikë nuk mundet megjithatë të mos shoqërohen nga zogj që pluskojnë si 'enfant terrible' në kenetën e të ashtuquajturit shoë biz shqiptar.
Hermes Nika, që mishëron që në emër hermafrodizmin e dy perëndive greke të antikitetit (Hermes dhe Nike), u arrestua nga Policia, i dyshuar si zamku i një rrjeti prostitucioni, në të cilën sipas dëshmive të rrjedhura më vonë në media nga dosjet e Prokurorisë, bënte pjesë edhe Kika i Big Brother, një spektakli reality show.
Se si dhe pse këta dy 'zogj' ranë në rrjetë është e pak rëndësie. Çka prodhon peshë në këtë histori është shndërrimi i platformave kombëtare mediatike në strehë prostitucioni. Pa qenë nevoja e përmendjes së emrave, një duzinë vajzash të bukura që popullojnë, me hir dhe mediokritet, ekranet shqiptare perceptohen, dyshohen apo vetëprovohen si call girls, eskorta seksuale në këmbim të parave apo favoreve materiale, me njerëz që, kryesisht, banojnë në strehën e anti-ligjit.
Kur flasim, prej vitesh tashmë, për vettingun e politikanëve dhe gjyqtarëve, si munden platformat e mëdha apo të vogla mediatike në Shqipëri, të sintetizojnë të gjithë mendimin publik për domosdoshmërinë e vettingut të atyre që na drejtojnë, dhe të lejojnë njëheri që, ata që e modelojnë shoqërinë të jenë një sqetull, sa e ngjyresës kriminale aq dhe e asaj moralisht të dënueshme?!
Vajzat e vogla dhe adoleshentet e Shqipërisë shtyhen nga trysnia mediatike drejt modelve të tilla të cilat reflektojnë luks, shkëlqim, easy life dhe ky është një krim që ne, mediat e Shqipërisë, e kontrabandojmë përditë në ekranet e vogla dhe të mëdha të shqiptarëve.
Viti 2019, duhet thënë se u shenjua nga këta 'zogj' (të dreqit) të hapësirës publike shqiptare. A i vret ata 'çiftja morale' e këtij editoriali në një media të re si Politiko? Aspak, por është të paktën një grykë e kthyer nga vetja.
Megjithëse, Politiko.al, që në fillim i ka lënë pak hapësirë promovimit të tyre, të kthesh grykën nga vetja do të thotë, 'të vrasësh' atë që ua predikon të tjerëve. Si pjesë e kësaj ja edhe zotimi ynë për 2020: eleminimi i hapësirës së 'zogjve', të Tiranës, Shqipërisë apo dreqit në faqen tonë. Ne mund të bëjmë edhe pa ta, siç ata mund të bëjnë pa ne, por kaq mund të bëjmë për të ndryshuar veten dhe botën, dhe këtë po bëjmë.
Të urojmë që 2020-a të na bëjë më 'konservatorë', të flasim më shumë për gjërat që njohim dhe më pak, ose aspak, të dërdëllisim për 'çështjet universale'.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

