Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Këta janë tre aleatët që nuk morën pjesë në mbledhjen e parë të PD

Ekskluzive/ Këta janë tre aleatët që nuk morën

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar, një ditë përpara nisjes së sesionit të ri të Kuvendit.

Të pranishëm në mbledhje nuk kanë qenë vetëm tre deputetë të zgjedhur në listën e PD-së, por që drejtojnë parti të tjera. Politiko.al mëson se Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule nuk u paraqitën në mbledhjen e kryesuar nga Lulzim Basha.

Burimet bëjnë të ditur se mungesa e tre aleatëve ka qenë për arsye personale, por kryetari Basha është informuar paraprakisht për këtë vendim të tyrin.

Ndërkohë, të gjithë deputetët e tjerë demokratë kanë marrë pjesë në mbledhje, përfshirë aleatin tjetër, Fatmir Mediun e Partisë Republikane.

Cilët deputetë preferoi Basha të ketë në krah për 4 vitet e ardhshme? Vendi që zgjodhi Berisha, Duma, Pollo...

Basha vendos çfarë do të bëjë nesër me votën për Gramoz Ruçin, urdhrin ua jep deputetëve

Të fundit