Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ekspertët amerikanë dhe europianë: Dy mesazhet e Samitit të Berlinit
Disa ekspertë të njohur amerikan edhe evropian kanë analizuar mesazhet e Samitit të Berlinit, të organizuar të hënën nga kancelarja Angela Merkel. Në një konferencë në Uashington, ata u shprehën se qëllimi kryesor i takimit ishte mos-ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Daniel Serwer, drejtor i Programit për Menaxhimin e Konflikteve në Qendrën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit, Johns Hopkins shpreson që samiti të hap një kapitull të ri diskutimesh mes Serbisë dhe Kosovës.
"Ajo çka unë kuptova është se Presidenti Macron i është bashkuar kundërshtimit për çdo ndryshim të kufijve, që për mua është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që kjo do t’i hapë rrugën një diskutimi më serioz për normalizimin e marrëdhënieve”, transmeton Zeri i Amerikes.
Analisti Ed Josef gjithashtu u përqëndrua tek mesazhi i fortë që përcolli Gjermania kundër ndryshimit të kufijve në rajon dhe tek mundësitë për arritjen e një marrëveshje nën këtë qasje. “Një marrëveshje është gjithnjë e mundur. Ajo që duhet të dimë tani është se nuk jemi më në “epokën e Mogherinit”. Pra, këtij koncepti që kishte një shtysë të madhe nën Federica Mogherinin dhe u mbështet sigurisht nga John Bolton, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, shohim se i ka ardhur fundi”, thotë eksperti i Institutit për Politika Ndërkombëtare.
Ekspertët theksojnë se një tjetër mesazh ishte inkurajimi i vendeve të Ballkanit për perspektivën evropiane, edhe pse anëtarësimi i tyre në vitin 2025 duket i pamundur. Dhe arsyet sipas drejtorit të Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, Florian Bieber, lidhen me angazhimin e pasinqertë të qeverive në rajon.
“Problemi kryesor është se kemi të bëjmë me qeveri jo-demokratike, të cilat nuk janë sinqerisht të angazhuara për ta çuar vendin drejt NATO-s dhe BE-së. Këtu shohim një paradoks. Shumë prej qeverive thonë se janë pro-perëndimit, se i pëlqen t’i bashkohen NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Por nëse gërvisht poshtë sipërfaqes, ky është një angazhim, le të themi siperfaqësor, në rastin më të mirë. Në thelb ata janë pak të interesuar për bashkim me perëndimin në kuptimin e përqafimit të demokracisë liberale, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe marrëdhënies së fqinjësisë së mirë”, përfundoi Bieber.