Flash News

KRYESORE

Ekspozita në Berlin, deputetja kritika Ramës: Studentët s’kanë libra e konvikte, pate synim të shuash protestën

Ekspozita në Berlin, deputetja kritika Ramës: Studentët

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit çeli një tjetër ekspozitë në Berlin.

Në një deklaratë për mediat, deputetja i kujton Ramës se sot është dita e 54-ët e protestës së studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kushteve për arsimin e lartë, ndërsa ai, sipas saj ende pa zgjidhur problemin e tyre, hap ekspozitë personale në Gjermani.

Pjesë nga deklarata:

Amendamentet e paraqitura nga LSI në dhjetor të vitit të kaluar i japin zgjidhje të gjitha kërkesave të studentëve, sot në ditën e 54 të protestës.

E vërteta është se kryeministri i ka mashtruar turpësisht studentët duke thënë se ka plotësuar kërkesat e tyre. Ka mashtruar se ka alokuar fond për arsimin e lartë, se ka rikonstruktuar godinat e konvikteve. Çdo veprim i Ramës ka qenë fasadë dhe synim për të shuar protestën.

Konfirmimi se kërkesat e studentëve nuk janë plotësuar dhe situata normale në arsimin e lartë vazhdon, erdhi nga Asambleja e Pedagogëve të cilët jo vetëm mbështesin kërkesat e të rinjve, por kanë parashikuar edhe të nisin grevë, nëse qeveria nuk reflekton brenda javës.

E ndërkohë që studentët s’lanë mundësi të paguajnë tarifa të larta, kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij. studentët s’kanë libra, konvikte, ai hap ekspozitë në Berlin.

Boll i vodhët paratë e shqiptarëve me koncesione, fasada e ekspozita personale. Studentët nuk kanë nevojë për mashtrime, por për mbështetje reale.

Të fundit