Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i shqiptarit të parë në Kanada, flet avokati: Gjithçka është bërë në kundërshtim me ligjin, klientit tim i rrezikohet jeta

Avokati i Erjon Kasharit, personit të parë shqiptar të ekstraduar në Kanada, ka reaguar pas nisjes së  klientit të tij për t’u hetuar e gjykuar në atë vend për një aksident me vdekje të kryer në 2014. Në një prononcim për Neës 24, avokati Ndue Pjetra thekson se ekstradimi është bërë në kundërshtim me ligjin dhe se klientit të tij i rrezikohet jeta.

 “Një ditë të vitit 2014 Erjon Kashari ka qenë duke u kthyer nga puna kur ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka përplasur një 36 vjeçare me bicikletë në trotuar, e cila ndërroi jetë në vend. Për këtë vepër penale ai u hetua dhe në nëntor të vitit 2014 autoritetet kanadeze dolën në konkluzionin se shkak për aksidentin fatal ishte një gozhdë në rrotën e kamionit. Në këto kushte 39 vjeçarit iu hoq leja e qëndrimit dhe u deportua në Shqipëri”, tha avokati.

Pjetra shprehet se në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut pasi dokumentet e caktuara për rastin nuk kishin mbërritur nga shteti kanadez brenda afatit të caktuar.

Mësohet se, çështja e aksidentit me pasojë vdekjen ishte rihapur sërish nga familjarë të viktimës 4 vite më vonë, pra në 2018, dhe gjykata vendosi masën e arrestit në mungesë.

Viktima ishte vajza e kryetarit të një shoqate motoristësh të quajtur Hells Angels, anëtarët e të cilit sipas mediave vendase kishin ofruar 1 mln dollarë për t’u hakmarrë ndaj shkaktarit të aksidentit. Kjo është edhe arsyeja pse avokati Ndue Pjetra i druhet sigurisë së jetës së klientit të tij.

Kujtojmë se, ky është ekstradimi i parë që policia shqiptare bën në shtetin kanadez, pavarësisht se marrëveshja mes dy vendeve qëndron që prej vitit 1926.

Të fundit