Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi mafioz i Jurgen Kurtit, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Një tjetër vrasje ka tronditur mbrëmë Tiranën.

26-vjeçari Jurgen Kurti u qëllua për vdekje rreth orës 22:00 te sheshi ‘Wilson’ pranë stadiumit 'Selman Stërmasi'.

Autorët e kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë në ecje, ndërsa i riu po lëvizte në këmbë në këtë zonë dhe më pas janë larguar, duke përfituar edhe nga errësira.

"Policia e Tiranës sqaron se vrasja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta. Jurgen Kurti rreth 26 vjeç është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve", thuhet ne njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, në fotot e publikuara nga LSA, duken qartë pamjet e para, pas momentit të krimit. Të pranishëm duken të njohur të viktimës, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, sapo kanë mësuar lajmin e trishtë.

Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur. Ai njihet si menaxher i VIP-ve dhe u arrestua para disa vitesh për vrasjen e babait të tij, por kur daja pranoi krimin, Kurti u la i lirë.

Gjithashtu, në vitin 2017 në Durrës ai u akuzua si autori i vrasjes së një pronari të një marketi në Durrës Agim Arapi, megjithatë, mundi t’i shpëtojë akuzës.

26-vjeçari njihej si një biznesmen i fuqishëm. Ai ishte themelues i kompanisë “Albania Luxury Brands”, që merrej merret aktivitete të ndryshme biznesi, si: marketing dhe distribuim te produkteve të ndryshme, kryesisht turistike, organizim eventesh dhe paketash turistike.

Të fundit