Flash News

KRYESORE

Elona nuk ia doli! Ndërron jetë në Turqi 15-vjeçarja me sëmundjen e rrallë

Elona nuk ia doli! Ndërron jetë në Turqi 15-vjeçarja me

Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele Elona Kuburja, 15-vjeçarja që vuante nga një sëmundje e rrallë ‘Hemangioma kongenitale’, një lloj tumori beninj që prek enët e gjakut dhe shkakton hemorragji.

Ndonëse u dërgua në momentet e fundit në një spital publik në Stamboll me një ekip mjekësh të ngritur enkas për të, 15-vjeçarja nuk arriti të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.

Historia e Elonës u bë mediatike muajt e fundit dhe preku zemrat e shqiptarëve, pasi familjarët e asaj apelonin në media për ndihmë financiare, me qëllim kurimin e saj jashtë vendit.

Pak orë pasi mjekët nuk i kishin dhënë më shpresë, Elona u dërgua në Turqi dhe se shpenzimet do t’i merrte përsipër shtetit shqiptar, siç njoftoi edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Megjithatë, rreth një muaj pas ndërhyrjeve mjekësore, Elona sërish nuk ia doli të kthehet e gjallë në Tiranë.

Të fundit