Flash News

Bota

Tërmet i fuqishëm në kufirin Turqi-Siri/ Mbi 400 persona humbin jetën dhe qindra të plagosur, dëme katastrofike

Tërmet i fuqishëm në kufirin Turqi-Siri/ Mbi 400 persona humbin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë i shkallës rihter  ka goditur Turqinë jugore, pranë kufirit verior të Sirisë. Lëkundjet me thellësi prej 17.9 km janë regjistruar në orën 04:17 me orën lokale. Tërmeti u pasua 11 minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë i shkallës rihter .

Lëkundjet u ndjenë në qytete të ndryshme turke, përfshirë kryeqytetin Ankaranë, si dhe në vendet fqinje si Siria, Libani dhe Izraeli.

Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 237 persona në Siri, por pritet që numri të rritet, pasi operacioni i kërkim-shpëtimin vijon.  Dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe qindra janë dëmtuar. Ministria siriane e shëndetësisë ka bërë me dije se më shumë se 600 persona janë plagosur.

Ndërsa në Turqi, zyrtarët konfirmuan 79 viktima dhe mbi 440 të plagosur nga tronditjet në 10 qytete. Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi në rrjetet sociale, ku shkruajti se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku.

"Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.

Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta. Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e së hënës ishin më të fuqishmet. Gjithashtu është tërmeti më i fortë që ka goditur kudo në botë që nga një tërmet 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve 'Sandëich' në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme. 

Burimi: BBC

 

Latest news