Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Ndërkombëtarët mund të kenë një ndjenjë faji ndaj Serbisë

Bumçi: Ndërkombëtarët mund të kenë një

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi tha se ndërkombëtarët kanë një ndjenjë faji ndaj Serbisë, duke marrë shkas nga sulmet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës.

I ftuar në Ora News, Bumçi tha se vetëm Gjermania ka pasur një qëndrim të drejtë.

“Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe ndikon në disa vende. Mund të ketë edhe një ndjenjë faji pse ky vend u bombardua sikurse ka pasur edhe një qasje për ta larguar nga Rusia Serbinë.

Qëndrimet e ambasadorit amerikan është shumë i qartë dhe shumë i fortë, duke njohur autoritetin e Kosovës për të ndërhyrë. Këtu u tha se kanë përgjegjësinë kryesore. Gjermanët kanë pasur qëndrimin më të mirë dhe të qartë”, tha Bumçi.

Latest news