Ditari i Opozitës

Lefter Gështenja konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 11 shkurtit

Lefter Gështenja konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 11

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën e 11 shkurtit.

Gështenja, deputet i cili ka mbështetur Alibeajn, tha në Euronews Albania se do të jetë pjesë e protestës dhe e çdo proteste e cila bëhet kundër regjimit të Ramës.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem pjesë e të gjitha protestave që organizohet kundër këtij regjimi, kundër kësaj qeverie, kundër Edi Ramës.

Personalisht, kam marrë pjesë edhe me miq e dashamirës, në protesta që kanë qenë të organizuara nga Shoqëria Civile. Unë nuk jam organizator i kësaj proteste, por unë do të jem pjesë e kësaj proteste”, tha Gështenja.

Latest news