Flash News
A 45-year-old woman from Durrës with two names was arrested and accused of drug trafficking
An elderly man is found dead in Fier, suspected of suicide
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Rama's new law, Berisha: I call on lecturers and students to protect academic freedom
Accident in Korça, the car ends up in the canal, the driver is injured
“SPAK, lecka ku fshin këmbët Rama”/ Malltezi: Përhap informacione të rreme për pasurinë e familjes time
Jamarbër Malltezi, ka reaguar ashpër kundër veprimeve të fundit të SPAK, duke i akuzuar disa prokurorë për përhapje të informacioneve të njëanshme dhe të manipuluara, në përpjekje për të goditur familjen e tij.
Në një postim në Facebook, Malltezi vë në dukje se prokurorët e SPAK i kanë dhënë mediave informacione të rreme, duke pretenduar se Argita Malltezi ka blerë dhe shitur toka në vitin 2007 dhe nuk i ka deklaruar ato pranë ILDKPI-së.
Sipas Malltezit, kjo është një tjetër gënjeshtër, pasi Argita Malltezi ka deklaruar pasuritë e saj 2 vite përpara se ligji për deklarimin e pasurive të kërkonte një gjë të tillë për fëmijët e politikanëve. Ai shton se transaksionet në fjalë janë të gjitha të dokumentuara dhe janë raportuar pranë organeve tatimore dhe organeve për kontrollin e pastrimit të parave që në kohën e duhur.
Malltezi nuk kurseu as akuzat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për përdorimin e SPAK si një "leckë ku fshin këmbët." Ai denoncon se SPAK nuk guxon të hetojë çështjet e mëdha që lidhen me kryeministrin dhe familjen e tij, si VKM-ja famëkeqe 183, përmes së cilës, sipas Malltezit, Rama i ka falur të vëllait Olsi Rama 37 mijë m2 tokë dhe 5300 m2 zyra.
Ai shton gjithashtu se kryeministri ka nxjerrë katër VKM të personalizuara për të vjedhur 4200 m2 tokë dhe një ndërtesë të caktuar për shkollë, duke ia dhënë me 1 euro Bolinos, si dhe ka përfituar 6 milionë m2 tokë bregdetare për "hajdutët strategjikë" të tij.
Postimi i plotë:
Në aktpadinë që mbush 500 faqe me deklarata politike te parapergatitura me rregji POR pa asnje prove, prokuroret politike i kane dhene ca mediave info te gjymtuara sikur Argita ka blere e shitur toka ne private ne vitin 2007 dhe nuk i ka raportuar në ILDKPI.
SPAK e di mirë ligjin, por meqe nuk ka asnjë prove per akuzen e ngritur kopjon copëza gazetash të sponsorizuara nga Soros, si Birn e Balkaninsight.
Argita Malltezi ka deklaruar pasurite e saj 2 vite para se ligji per deklarimin e pasurive t'a kerkonte nje gje te tille per femijet e politikaneve.
Kontratat në fjale janë firmosur, jo si pronare e tokave te shitura por si bashkëshortja pelqimdhenese, pasi ato nuk kane qene toka te blera prej saj por prej Ab Malltezit. Ligji per deklarimin e pasurise ne kete kohe, edhe tani, kerkon deklarimin e te ardhurave te realizuara nga subjektet zyrtare dhe femijet e tyre si persona te lidhur, por jo nga familjaret e personave te lidhur. Per pasoje, transaksionet ne fjale nuk ishin te deklarueshme ne ILDKP.
Transaksionet ne fjale jane deklaruar dhe depozituar që në atë kohë përkatësisht pranë organeve tatimore dhe organeve të kontrollit të pastrimit të parave.
#spak i kthyer ne lecken ku fshin kembet edi rama mashtron trashe e nuk guxon te shprehet per vkm 183 ku edi i fal olsit 37,000 m3 toke dhe 5,300 m2 zyra, ku edi nxjerr 4 vkm te personalizuara qe te vjedhe 4200 m2 toke e ndertesen te peecaktuar per shkolle qe tia jape me 1 euro bolinos, apo sesi edi po vjedh 6 miljon m2 toke ne bregdet per hajdutet e vet strategjike