Flash News

E-TJERA

Hakerat publikojnë ID dhe nr. e telefonit të mbi 65 mijë shqiptarëve

Hakerat publikojnë ID dhe nr. e telefonit të mbi 65 mijë

Grupi i hakerave, i ashtuquajtur “Homeland Justice”, vazhdon të publikojë dokumente të marra elektronikisht nga institucionet shqiptare apo kompanitë e mëdha telefonike, që përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë.

Ditën e sotme, “Homeland Justice” ka publikuar në grupin e tyre në “Telegram” dokumenti me të dhënat personale të 65 mijë qytetarëve shqiptarë si numër ID, emër, mbiemër, gjini, vendlindje, vendbanim si dhe numrat e celularëve.

Më poshtë mund të gjeni një pjesë të dokumentit, me disa të dhëna të mbuluara nga redaksia, për shkak të moscënimit të privatësisë.

Hakerat publikojnë ID dhe nr. e telefonit të mbi 65 mijë

Krahas këtij dokumenti, “Homeland Justice”, shkuan edhe “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’.

Lista është me të dhënat e vetëm 65 mijë qytetarëve, por dyshohet se hakerat i kanë dokumentet me të dhënat e të gjithë shqiptarëve

Latest news