
Flash News
Korça/ 40-year-old man jumps from fifth floor balcony, in critical condition
Croatia restores compulsory military service
Illegal constructions in Theth, Manja demands disciplinary proceedings against prosecutor Elsa Gjeli
Details from the murder of Renis Dobra, the perpetrators came with 2 Range Rover cars from Rrëshen
The Supreme Court left him in prison, Meta addresses the 'Constitution'
Industry and exports are hit by exchange rates and rising costs
After recovering rapidly in 2021, following the downturn from the pandemic the previous year, the industry sector slowed down again in 2022.
According to INSTAT data, the total industry grew by 5.45% in 2022, from 10.4% the previous year, while the processing industry grew by 7%, from 11.1% in 2021.
The trend continued in the first part of 2023, where in the first quarter, the expansion of the industry was only 1.23% and that of the processing sector, close to zero (0.56%).
Although sales increased, favored by the increase in the prices of raw materials, costs were also higher, especially energy, which producers buy on the free market.
Lack of manpower is another reason that is negatively affecting production.
For exporters, the biggest blow was the fall of the Euro, which has reduced their receipts in Lek.
The industry's activity is expanding at a much lower rate than that of other enterprises, such as construction and energy, causing many of them to drop out of the Monitor 200 list, by revenue.
"Kurum" is the largest company in Albania in the industry sector, with an income of 46.2 billion ALL (10.5% increase) influenced by rising prices and increased demand.
"Bankers Petroleum", the largest exporter of crude oil, recorded an increase in revenue by 19%, to 26.8 billion ALL.
The chrome exporter, "Albchrome", increased its activity by 36% in 2022, to 18.7 billion ALL.
The producer of soft drinks "Coca Cola" increased its revenue by 17%, to 5.3 billion ALL, continuing for the second year in a row with double-digit expansion. According to the balance sheet data, 56% of sales come from the "Coca-Cola" product, 40% from "Fanta" and the rest from "Sprite" and "Schweppes".
But the company is facing the constant increase in costs and the problem of the workforce. In addition to the increase in the price of raw materials in foreign markets, the increase in production costs was also influenced by the increase in some taxes.
With the changes in the fiscal package, the 6% creditable VAT scheme was removed, gas excise tax of 6 ALL/liter was imposed and 10% VAT was imposed on agricultural inputs excluded from 2018.
The CEO of the "Coca Cola" company in Albania, Luca Busi, claimed earlier for "Monitor" that frequent tax changes can only have a negative impact on business.
"Tax changes should be drafted, shared and consulted with business, one year before they come into force, thus giving the business realities that support the country, the opportunity to gain insight and clarity about the operating instructions, taking the appropriate measures to align and comply with the laws as soon as they come into force", he said.
"Meat Factory" reported revenues of about 3.1 billion ALL, with an increase of 9%. The main activity of the company has been the production and trading of food products, mainly in supermarket networks, but also wholesale for businesses throughout the country.
According to the activity report, a distinguishing feature of this period is the increase in income from exploitation activity, which has come from many factors, the most important of which are the improvements in the structure of the group of food goods, the improvement of the quality of goods from internal supplies and abroad, increasing the quality of products produced by the unit itself, etc.
Grupi EHW, me aktivitet në përpunimin e mishit, prodhimin e ujit, supermarkete etj., raportoi 7.5 miliardë lekë të ardhura, me zgjerim vjetor prej 14%. Prej disa vitesh, EHW raporton bilancin si grup, përfshirë dhe ujin “Qafshtama”.
Sipas raportit vjetor, “Shoqëria EHW ka investuar gjatë vitit 2022 në rinovimin e teknologjisë për të rritur konkurrueshmërinë në treg. Një investim të rëndësishëm ka bërë dhe shoqëria ‘Qafshtama’, pjesë e grupit, e cila po vazhdon kompletimin me linjat teknologjike të prodhimit në fabrikën e dytë edhe për pijet joalkoolike.
Në vitin 2022 është investuar edhe në hapjen e supermarketeve të reja. Gjatë vitit që u mbyll, shoqëria ka pasur në qendër të vëmendjes politikat për mbrojtjen e mjedisit. Për këtë qëllim janë instaluar në dy stabilimente impiante fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike”.
“Lajthiza Invest”, me aktivitet në prodhim, ambalazhim, tregtim i ujit natyral ishte për të dytin vit radhazi në renditjen e “Monitor 200”. Të ardhurat u rritën me 17%, në 2.5 miliardë lekë.
“CWI-Albania” (ÇOKYASAR WIRE INDUSTRY ALBANIA) është një nga sipërmarrjet më të reja në fushën e industrisë, një investim dhe bashkëpronësi shqiptaro-turke. E themeluar në vitin 2019, kompania nisi prodhimin e telave të galvanizuar, që përdoren për rrjeta ose kosha.
Kompania hyri për herë të parë në listën e “Monitor 200” në 2021. Në vitin 2022, të ardhurat u rritën me 22.4%, në 2.7 miliardë lekë. Sipas burimeve të kompanisë, investimi është rreth 6 milionë euro dhe aktiviteti nisi në janar 2021, pas disa vonesave për shkak të pandemisë.
“Maccaferri Balkans” është një hyrje e re në listën e sipërmarrjeve të industrisë të përfshira në “Monitor 200”, pas rritjes së të ardhurave me 57%, në 2.5 miliardë lekë. Sipas raportit të aktivitetit, Shoqëria operon në tregun shqiptar prej afro 14 vitesh dhe në atë botëror, me një përvojë mbi 140 vjet.
Objekt kryesor ka aktivitetin e prodhimit dhe tregtimit të produkteve me përdredhje të dyfishtë (si gabione, materase dhe rrjeta), rrjetave në formë unazore dhe tregtimin e produkteve gjeosintetike të përdorura për të zgjidhur problemet në lidhje me kontrollin e erozionit, mbrojtjen e terrenit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë vitit 2022, me zgjerimin e stabilimentit të ri në Autostradën Durrës-Tiranë, Xhafzotaj, ku ushtron aktivitetin e saj, shoqëria rriti numrin e linjave të prodhimit nga 4 në 12, të cilat kanë trefishuar kapacitetet prodhuese.
Shoqëria ka rritur ndjeshëm dhe forcën punëtore, mesatarisht 160 punonjës.
Industria e përpunimit të peshkut, nën potencial për shkak të kuotave
Industria e përpunimit të peshkut, e cila punon kryesisht me modelin e materialit të porositësit, ka tërhequr investime të shumta vitet e fundit.
Por, sektori pengohet nga kufizimi i kuotave të eksportit. Për të shtuar eksportin e peshkut të përpunuar, industria prej vitesh e thekson se është i domosdoshëm negocimi për rritjen e kuotave të açuges së konservuar.
Në kuadër të marrëveshjes tregtare me BE-në, industria shqiptare e përpunimit të peshkut mund të eksportojë drejt Europës rreth 1600 tonë peshk të përpunuar, açuge të konservuar.
Për shkak të zgjerimit të kësaj industrie, prej vitit 2015, kuotat e eksportit përmbushen që në muajt gusht apo tetor.
Pas plotësimit të kuotave, produktet taksohen me 25% të vlerës. Për një dërgesë në vlerën 200 mijë euro, eksportuesit shqiptar do t’i kushtojë 50 mijë euro taksa doganore.
Momentalisht ata kanë operuar, duke importuar produkt gjysmë të gatshëm, por me ligjet e reja europiane, çdo kategori produkti do të taksohet. Kërkesa e industrialistëve shqiptarë është zgjerimi i kuotave me BE-në deri në 4000 tonë, mirëpo negociatat midis shtetit shqiptar dhe BE-së kanë mbetur në vend.
Aktualisht, industria operon me dy kategori produkti; produkt gjysmë i gatshëm, i cili shërben si lëndë e parë për prodhuesit europianë dhe produkt përfundimtar, të cilat janë konservat me peshkun açuge.
Humbjet nga rënia e Euros gjithashtu përbëjnë shqetësim edhe për eksportuesit e industrisë përpunuese të peshkut.
Sipas INSTAT, në 2022, eksportet e grupit “Peshku dhe kafshët guaskore të nënujshme”, ranë me 5.3% në sasi, një tendencë në tkurrje u konstatua për herë të parë që nga viti 2019.
Të ardhurat u rritën lehtë me 3% për shkak të shtrenjtimit të çmimeve. Tendenca negative vijoi dhe në pjesën e parë të 2023. Për 6-mujorin, eksportet e këtij grupi ranë me 1% në vlerë dhe ishin të pandryshuara në sasi.
“CORAL” mbetet sipërmarrja më e madhe përpunuese e peshkut në vend. Të ardhurat në vitin 2022 ishin 3.44 miliardë lekë, me rritje 3.7% me bazë vjetore.
Për herë të parë në listë ka hyrë edhe “Rozafa”, që rriti të ardhurat me 30%, në 2.3 miliardë lekë.
Eksportuesit e veshjeve të këmbëve vuajnë rënien e Euros
Ndonëse industria e veshjeve të këmbëve e mori veten në 2021-2022, pas rënies që shënoi në vitin pandemik, rritja e kërkesës nga partnerët e huaj po pengohet nga dy sfida.
Së pari, rënia e ndjeshme e Euros ka ulur të ardhurat në Lek të eksportuesve, e dukshme sidomos gjatë 2022 dhe 2023.
Së dyti, ata po përballen me probleme të mëdha në gjetjen e fuqisë punëtore, duke bërë që të mos e përballojnë dot kërkesën nga porositësit.
Këtyre u shtohen dhe shtimi i kostove, i ndikuar në pjesën më të madhe nga rritja e pagës minimale, që në prill 2023 u bë 40 mijë lekë. Edhe më herët, kompanitë po i rrisnin pagat, si një masë për të frenuar ikjen e punonjësve.
Sipërmarrjet e prodhimit të këpucëve, që kanë një cikël pothuajse të mbyllur, kanë dhe faturim më të lartë, duke qenë pjesë e “Monitor 200”, në raport me ato të tekstileve, që kryejnë vetëm disa procese në vend.
Në vitin 2022, për herë të parë ka hyrë në listën e “Monitor 200”, sipërmarrja “Efa Solution”, e specializuar në prodhimin e këpucëve. E krijuar në 2015, “Efa Solution” është tashmë më e madhja e këtij segmenti në vend, me të ardhura prej 2.6 miliardë lekësh në vitin 2022, me rritje vjetore prej 77%.
“Efa Solution” është modeli i asaj që nuk e arritën shumë sipërmarrje të këtij sektori për të kaluar në një nivel zhvillimi më të lartë sesa thjesht puna me material porositësi. “Rritja e biznesit konsiston në rishtimin e prodhimit me cikël të mbyllur.
Në vitin 2022, ne kemi prodhuar mbi 60% të volumeve në cikël të mbyllur.
Kjo është strategjia jonë, pasi e shohim të brishtë segmentin fason.
Në fason do të vazhdojmë me segmentin e mesëm e të lartë me këpucë të përfunduara, si dhe atë të lartë për pjesën e ‘uppe’, ku ende ka potencial dhe kërkesë për fason”, thotë Eva Laro, themeluese dhe administratore e “Efa Solution”. Kompania ka rreth 700 të punësuar.
“Albaco Shoes” ka raportuar rritje të lehtë të të ardhurave totale me 1.6% në 2.1 miliardë lekë, por arkëtimet nga shitjet për eksport janë tkurrur me 0.5%. Në raportin e aktivitetit, administratori i shoqërisë me pronësi italiane thekson se “Albaco Shoes”, gjatë vitit 2022 ka pasur një ecuri jonormale të aktivitetit të saj.
Faturimet kanë pësuar një ulje me rreth 0.53% në krahasim me vitin 2021, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.
Kostot e prodhimit kanë shënuar rritje rreth 1.4% në krahasim me vitin 2021. Numri i të punësuarve është reduktuar rreth 14.33% në krahasim me vitin 2021. Çmimet e faturimit janë ulur me 1.5%.
“Fital” ka raportuar rritje të ardhurash me 23% në 2.2 miliardë lekë.
Sipas raportit të aktivitetit, efekte negative në treguesit e vitit 2022 ka dhënë kursi i këmbimit të Euros, e cila në fillim të vitit 2022 ka qenë 120.76 lekë/euro, ndërsa në fund të vitit 2022 arriti 114.23 lekë/euro.
Shoqëria ka rritur vazhdimisht pagat, si një mjet për të mbajtur punonjësit në punë. Sipas raportit të aktivitetit, në 2020-n, paga mesatare për punonjës ishte 29.3 mijë lekë, në vitin 2021 arriti në 34.9 mijë lekë dhe në vitin 2022 u rrit në 42.2 mijë lekë.
Numri i punonjësve gjithsesi ra, nga 1,025 në vitin 2021 në 911 në vitin 2022.
Ndonëse të punësuarit u reduktuan, shpenzimet e personelit u rritën me 6%, sipas të dhënave nga bilanci.
Si “Fital” ashtu dhe “Albaco Shoes” janë larg vitit më të mirë të tyre, në 2019, kur qarkullimi vjetor ishte 2.4-2.5 miliardë lekë. Si rrjedhojë e rënies së xhiros së tyre dhe rritjes së sipërmarrjeve të tjera, ato kanë dalë për herë të parë nga renditja e “Monitor 200”, sipas të ardhurave.
Në vitin 2022, eksportet e veshjeve të këmbëve u rritën me 29%, duke tejkaluar nivelet e para pandemisë, si rrjedhojë e rimëkëmbjes së kërkesës nga partnerët europianë dhe shtrenjtimit të çmimeve.
Kriza ka trokitur sërish në 2023, e ndikuar nga vijimi i nënçmimit të Euros ndaj Lekut me rreth 14% nga fillimi i vitit deri në gusht, shtimi i kostove nga pagat e larta, ndryshimi i kërkesës globale për këpucë për shkak të motit të ngrohtë dhe zhvendosjes së prodhimit të sipërmarrjeve europiane drejt vendeve me kosto më të lira të punës, si India e shtete të tjera të Azisë.
Për 6 muajt e parë të 2023, eksportet e veshjeve të këmbëve u tkurrën me 5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas një fillimi të mirë në janar (+12%), tkurrja më e thellë ishte në prill dhe qershor, përkatësisht me 15 dhe 13%.
Industria e përpunimit të miellit u zgjerua për të dytin vit radhazi në 2022, pas rënies në vitin e pandemisë.
Rritja erdhi më së shumti nga shtrenjtimi i çmimeve dhe ndryshimi i kërkesës në pjesën e parë të vitit, si rrjedhojë e situatës kaotike të krijuar pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, që zhbalancuan tregun global të drithërave.
Këtë e konfirmon dhe tendenca e importeve të drithërave, të cilat ishin pothuajse në të njëjtin nivel në vlerë, por ranë me 25% në sasi në vitin 2022.
“Shoqëria Anonime Mielli” (Miell Tirana) ka deklaruar rritje të të ardhurave me 28%, në 2.5 miliardë lekë, duke qenë e vetmja nga ky segment, e mbetur në listën e 200 të mëdhave. Kompania e ka vënë vazhdimisht theksin te rënia e konsumit, për shkak të uljes së popullsisë nga emigrimi i të rinjve drejt vendeve perëndimore.
“Bloja”, që ishte sipërmarrja më e madhe e këtij lloji në vend para dy vitesh, ka dalë nga renditja e më të mëdhave. Në vitin 2022 ka raportuar rreth 1.8 miliardë lekë qarkullim vjetor, me rritje 18.5%.
“Atlas Mills” kishte të ardhura prej 1.95 miliardë lekësh, me rritje prej 49% me bazë vjetore.
Industria automotive rritet, por shtohen dhe problemet
Nëse ka një sektor që ka njohur zhvillim të vrullshëm gjatë viteve të fundit është ai i industrisë mbështetëse automotive, nga të paktët që po tërheq investime e gjeneron punësim.
Ky sektor kryesisht punon me sistemin e materialit të porositësit, nëpërmjet montimit të sistemeve elektrike dhe mori hov pasi shtetet e Europës Lindore, si p.sh. Çekia, kaluan në një fazë më të lartë teknologjie, duke bërë që proceset më të thjeshta të zhvendoseshin në vende që kanë ende kosto të lira të fuqisë punëtore.
Sektori po rritet gradualisht duke shtuar proceset, por dhe ai po përballet me mungesën e fuqisë punëtore, zhvlerësimin e Euros, por edhe paqëndrueshmërinë e mjedisit për të bërë biznes.
Në Shqipëri, prej vitesh, janë vendosur fabrika që përpunojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si “Mercedez Benz”, “KIA”, “Hyundai”, “Peugot”, “Renault”, “Fiat Group” apo të tjera si “Sumitomo Electric Industries”.
Kompanitë aktive që i përkasin industrisë automotive në vend janë “Forschner Albania”, “Delmon Group Albania”, “PSZ Albania”, “Yura Corporation” dhe “SEWS Cabind Albania”, ku secila prodhon për kompani të huaja, duke përshtatur ritmin me kërkesën që përditësohet herë pas here.
Këtyre po u shtohen dhe investime shqiptare, ku “Everest Automotive” është hyrja më e fundit.
Zhvillimi i këtyre fabrikave ka sjellë rritje të shpejtë të eksporteve të grupit të “makinerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit”. Sipas INSTAT, eksportet e këtij grupi u 3.5-fishuan në krahasim me vitin 2016, kur filloi rritja e vrullshme, duke arritur në gati 39 miliardë lekë në vitin 2022, ndërsa zgjerimi vjetor ishte 37.4%.
Pesha e makinerive e pajisjeve në totalin e eksporteve u rrit në gati 9% në vitin 2022, nga 4.5% në 2016-n.
Industria mbështetëse automotive po “zëvendëson” me shpejtësi sipërmarrjet fason (tekstile e këpucë), duke i konkurruar me paga më të larta dhe duke u kthyer ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend. P.sh., “Yura Corporation Albania” është një nga punëdhënësit privatë më të mëdhenj në vend, sipas të dhënave nga Tatimet, me mbi 1700 të punësuar.
Por, edhe ky sektor nuk po u shpëton problematikave të ekonomisë dhe po ngadalësohet ndjeshëm këtë vit. Për 6-mujorin 2023, grupi është zgjeruar me 10%.
Kompanitë, nga ana e tyre, kanë parë rritje të shpejtë të të ardhurave.
“Yura Corporation Albania” sh.p.k., më e madhja në industrinë mbështetëse të automjeteve, me kapital koreanojugor, pasi katërfishoi të ardhurat në 2021-shin, viti i dytë i plotë i aktivitetit, vijoi zgjerimin e shpejtë edhe në vitin 2022, duke rritur qarkullimin vjetor me 30%, në 5.4 miliardë lekë.
Por, kompania po përballet me mjedisin e paqëndrueshëm në Shqipëri, sidomos atë fiskal.
Në raportin e aktivitetit theksohet se “sistemi tatimor në Shqipëri është relativisht i ri dhe karakterizohet nga ndryshime të shpeshta në legjislacion, deklarime zyrtare dhe vendime gjyqësore, të cilat shpesh janë të paqarta, kontradiktore dhe subjekt i interpretimeve të ndryshueshme nga autoritete të ndryshme tatimore.
Tatimet dhe taksat janë subjekt i rishikimit dhe kontrollit nga një numër autoritetesh, të cilat kanë autoritetin të vendosin detyrime, gjoba dhe interesa të larta.
Të dhënat e një viti fiskal mbeten të hapura për rishikim nga autoritetet tatimore gjatë pesë viteve të ardhshme kalendarike; megjithatë në disa rrethana, një vit fiskal mund të mbetet i hapur për një kohë më të gjatë.
Ngjarjet e fundit në Shqipëri tregojnë që autoritetet tatimore po marrin një pozicion më të sigurt dhe kategorik në interpretimet e tyre dhe në zbatimin e legjislacionit tatimor. Këto rrethana mund të krijojnë një rrezik tatimor në Shqipëri që është shumë më i madh sesa në vende të tjera”.
Në 31 dhjetor, në bilanc, kompania ka deklaruar 1752 të punësuar.
“SEWS Cabind Albania”, pjesë e grupit “SEWS Cabind S.p.A”, me seli qendrore në Collegno, Torino, Itali hyri në Shqipëri në vitin 2019. Në vitin 2021, në vitin e parë të plotë të aktivitetit, të ardhurat ishin rreth 1 miliard lekë.
Në vitin 2022, qarkullimi vjetor u trefishua, në gati 3 miliardë lekë, duke hyrë për herë të parë në renditjen e “Monitor 200”. Planet e kompanisë për zgjerimin duken ambicioze.
“Gjatë vitit 2021, për të zgjeruar kapacitetin e saj prodhues, Shoqëria vendosi të ndërtojë fabrikën e dytë. Për këtë qëllim, edhe gjatë vitit 2022, Shoqëria ka vazhduar me procesin e instalimit të makinerive dhe linjave të prodhimit për fabrikën e dytë.
Gjatë vitit 2022, Shoqëria ka operuar me një kapacitet prodhimi prej 50% dhe ka pasur progres në shitjet kundrejt klientëve të saj kryesorë”, thuhet në raportin e aktivitetit.
Raporti shton se në të ardhmen e afërt, Shoqëria synon të përfundojë të gjitha aktivitetet në lidhje me fabrikën e tretë dhe do të përqendrohet në zhvillimin e kapacitetit të saj prodhues”.
Mario Scarfalloto, menaxher i “SEWS Cabind Albania” ka pohuar për “Monitor” se kërkesa në tregun e industrisë automotive vijon të mbetet e paqëndrueshme, me planifikime që ndryshojnë shpesh, të cilat i kanë detyruar fabrikat të përshtaten me këto ritme.
“Industria automotive po jeton një periudhë veçanërisht jo të lehtë. Mund të them se erdhi si rezultat i situatës së krijuar në pandemi, që siç e dimë solli mungesë të theksuar në lëndët e para, ndalimin e linjave të prodhimit industrial për sektorin e automobilave dhe një ngadalësim të përgjithshëm të të gjitha bizneseve.
Rifillimi ishte kërkues për të gjithë, sepse tregu rinisi me ritme shumë të larta dhe jo të gjithë sektorët ia dolën mbanë ta kapnin atë.
Kjo është arsyeja që ende sot, prodhuesit e makinave dhe industritë e lidhura me to, kanë kërkesa të paqëndrueshme dhe janë të detyruar të ndalojnë e të rinisin punën vazhdimisht.
‘SEWS CA’, por le të themi edhe të gjitha kompanitë e tjera, duhet të ndjekin tendencën e klientëve të tyre”.
Ai shton se një tjetër sfidë e madhe për të njëjtat rrethana ishte mbajtja e forcës punëtore aktuale dhe gjetja e të rinjve.
Shoqëria më 31 dhjetor 2022 ka deklaruar 1285 punëmarrës.
“Everest Automotive”, që prodhon pjesë për automjete, është një hyrje e re në listën e “Monitor 200”, sipas të ardhurave, me një qarkullim vjetor prej 2.3 miliardë lekësh, në vitin e parë të aktivitetit.
E krijuar në vitin 2021, shoqëria ka kapital shqiptar, me të njëjtët aksionerë të “Everest”, më e madhja në vend në prodhimin e profileve të aluminit. “Everest Automotive” është licencuar në aktivitetin e “Projektim, zhvillim, prodhim, tregtim dhe shitje të automjeteve dhe pjesëve përbërëse apo të veçanta për mjetet motorike dhe të tjerë mjete të lëvizshme të industrisë Automotive”.
Sipas raportit të aktivitetit “gjatë vitit 2022 shoqëria është angazhuar kryesisht në realizimin e disa kontratave për tregtim me shumicë e me pakicë të produkteve të automotives me klientët kryesorë, ‘International Manufacturing & Assembly’ (IMA), që merret me montim kabllosh; ‘Lochmann Kabinen’, Itali, e cila prodhon kabina makinash, e të tjerë”.
“PSZ Albania”, shoqëri në fushën e fasonerisë për montimin, riparimin, bashkimin e kabllove dhe paketave elektronike me kapital gjerman, ndonëse është nga të parat që është hapur në këtë segment, nuk është treguar agresive në zgjerim.
Kompania raportoi të ardhura prej rreth 528 milionë lekësh, me zgjerim 17.7% me bazë vjetore. Shoqëria ka pasur të punësuar 449 persona në fund të vitit 2022 dhe 465 persona në fund të vitit 2021.
“Delmon Group Albania”, pjesë e grupit francez me të njëjtin emër, e krijuar në 2017-n, me aktivitet në prodhimin dhe përpunimin e materialeve të gomës dhe plastikës në pjesët e prodhuara, dhe aplikimet industriale të lidhura me to (fasoneri), ka raportuar të ardhura prej 296 milionë lekësh, me një zgjerim prej 66% me bazë vjetore. Kompania kishte 139 punonjës në vitin 2022, nga 101 në vitin 2021./MONITOR
Latest news


Malltezi: SPAK admits, we are in a process that began with Balla's false report
2025-07-10 22:34:16

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
2025-07-10 21:57:24

Lala: Veliaj wanted to return as mayor
2025-07-10 21:40:46

VIDEO/ Brawl in Bolivian parliament, deputies physically clash
2025-07-10 21:20:30


Albania experienced one of the longest heat waves of the last decade
2025-07-10 21:01:09

The Government approves new procedures for declaring residence in e-Albania
2025-07-10 20:39:32

Koka: Northerners will not forget Edi Rama's racist operation in Theth
2025-07-10 20:18:24
The 3 zodiac signs that will be most affected by the 'Full Moon' of July 10
2025-07-10 20:04:49
New director of the National Center of Cinematography appointed
2025-07-10 19:51:12
Korça/ 40-year-old man jumps from fifth floor balcony, in critical condition
2025-07-10 19:40:19
'Tired Woman'/ The Syndrome That Affects Thousands of Women Every Day
2025-07-10 19:34:02
Jane Birkin's original Hermès bag sells for $10 million
2025-07-10 19:26:22

Britain-Ukraine agreement signed for 5,000 Thales missiles
2025-07-10 19:00:25
Fire in Zvërnec, flames endanger two hotels
2025-07-10 18:57:19
Croatia restores compulsory military service
2025-07-10 18:39:01
Spahia: The great truth of the strong accusation of the residents of Theth
2025-07-10 18:35:07


The Supreme Court left him in prison, Meta addresses the 'Constitution'
2025-07-10 17:57:21
New punishment with 'new' regulations
2025-07-10 17:54:46
EU translator fired over fears for Zelenskyy's safety
2025-07-10 17:45:37
'You are a policeman, but not God, take my soul', protest for Agon Zejnullahu
2025-07-10 17:41:21


Video/ Rama repeats the scenario, kneels before Meloni again
2025-07-10 16:56:31
He set fire to a plot of olive trees, 50-year-old man arrested in Shijak
2025-07-10 16:46:19

Rubio: US and Russia have exchanged new ideas for Ukraine peace talks
2025-07-10 16:36:20
Death of 27-year-old, Lipjan Police Commander Resigns
2025-07-10 16:21:28
Video/ An apartment burns in Tirana near the New Bazaar
2025-07-10 16:09:36


Jensila lights up the internet with her birthday greetings to Ledri
2025-07-10 15:42:08
They're full of pesticides! List of 12 products we need to be careful of
2025-07-10 15:31:04

Worker falls from scaffolding in Shëngjin, urgently sent to Trauma
2025-07-10 15:11:03
Malltezi: Within one day they seized my accounts, properties and shares
2025-07-10 15:01:23
EU: Israel has agreed to more aid to Gaza
2025-07-10 14:55:19


Murder of Reni Dobra, 23-year-old's vehicle pulled from the water
2025-07-10 14:29:23
Trump's tariffs on Brazil raise coffee prices
2025-07-10 14:16:07
Ursula von der Leyen survives no-confidence vote
2025-07-10 14:04:27


Fire in Lezha, flames near electrical substation
2025-07-10 13:32:24
Residents clash with police in Theth, a woman faints
2025-07-10 13:24:38
"Rama and Xanun"
2025-07-10 13:15:46

Zodiac signs most likely to get divorced in July 2025
2025-07-10 12:45:51
A scapegoat for an illegitimate Republic
2025-07-10 12:35:02
"He has devastated his own nation"/ Berisha: Rama imprisons his opponents!
2025-07-10 12:26:54

Albanian man injured with knife in Italy
2025-07-10 12:08:55






23-year-old in Mat drowned with rope, 4 suspects are being held
2025-07-10 10:58:53

After the dismissals, the new director of the Shkodra Police is appointed
2025-07-10 10:30:10
BIRN: Rama's action for public spaces, a repeated spectacle
2025-07-10 10:29:11
Action in Theth, Shkodra Police leaders dismissed
2025-07-10 10:16:28
Fatal accident on the Tirana-Durres highway
2025-07-10 10:01:58
The incinerator does not exist, but the government continues to increase funds
2025-07-10 09:51:45
Albania is aging at a rapid pace! 30% of the population is over 60 years old
2025-07-10 09:46:23
End of an era, Modric says 'goodbye' to Real Madrid
2025-07-10 09:36:09
Mount Dukat has been on fire for 6 days, residents request air intervention
2025-07-10 09:27:24

"Poverty on the rise"/ DW: Many people in Germany are not getting paid
2025-07-10 09:08:06
Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-07-10 08:51:59




The scorching heat returns, the thermometer climbs to 40°C
2025-07-10 07:58:52
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-07-10 07:46:35
Tourist operator in Theth: They are demolishing our houses without warning
2025-07-09 22:54:57

Trump and Israeli commander warn: Gaza ceasefire could be near
2025-07-09 22:13:21
Fire in Elbasan Landfill, pedagogue: It is a cancer and environmental crime
2025-07-09 21:54:47


Dangerous summer, number of snake bites increases
2025-07-09 21:22:13
Berisha appeals again: Stop state terror against the residents of Theth!
2025-07-09 21:15:36
'Kissing disease' virus linked to several forms of cancer
2025-07-09 21:04:44
Malltezi confesses after release: Justice has become a political weapon
2025-07-09 20:51:48
Vokshi: Albania's EU integration has stalled due to lack of free elections
2025-07-09 20:37:21