Flash News

E-TJERA

“La Repubblica”: Kampet e refugjatëve në Shqipëri mbeten bosh, largohen edhe 50 agjentët e parë

“La Repubblica”: Kampet e refugjatëve në Shqipëri

Një “rimodulim” i forcave të policisë të pranishme në ambientet e emigrantëve është duke u zhvilluar në qendrat e emigrantëve në Shqipëri, ku nga 220 njësitë aktuale do të shkojë në 170, numri minimal për të garantuar menaxhimin e turneve.

Kështu shkruan media italiane “La Repubblica”.

Më tej, artikulli bën me dije se kontingjenti i efektivëve që supozohej të ishte 295 njësi, shkoi në 220 policë, karabinierë, financierë dhe policë të burgjeve. 50 të parat janë larguar tashmë duke i lënë bosh qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe në Shëngjin.

Roma zyrtare po has vështirësi për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, në lidhje me dërgimin e tyre në qendrën e pritjes dhe më tej të izolimit në Shëngjin dhe Gjadër.

Të dy grupet që u dërguan në muajt tetor dhe nëntor u rikthyen pas vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane.

Kryeministrja Giorgia Meloni gjithsesi është e vendosur t’i shkojë deri në fund paktit qeveritar me kryeministrin Edi Rama.

Latest news