Flash News

KRYESORE

Ermal Mamaqi tregon "sekretin" e martesës së lumtur me Amardën

Ermal Mamaqi tregon "sekretin" e martesës së lumtur me
Përmes një postimi në Instagram, Ermal Mamaqi ka treguar një të vërtetë të "hidhur" për shumë vajza dhe gra: fiksimin për foto dhe shkrepjen e duhur për ta postuar në rrjete sociale, (pasi ke bërë qindra të tilla). Ai ka ironizuar se si bashkëshortët duhet të sillen që të kenë një martesë të lumtur e të kenë ça të hanë darkë e të "mos hanë dru". Për ta arritur këtë ai tregon se duhet t`i bëni foton perfekte bashkëshortes tuaj, edhe nëse duhet të shkrepni dhjetëra të tilla. Ai ka postuar një foto të Amit dhe krahas fotos shkruan: "Të dashur miq që jeni të martuar... Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer. Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi. Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë.🤪 Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën... por ja dola... Unë Ja Dola... 🙏 dmth ja dola që mos ha i super dru...🤣🤣🤣 @amardatoska të dua."

Të fundit